Pasojat e para të skandalit Volkswagen po ndjehen edhe në Europë. Shtëpia e njohur e prodhimit të automjeteve u ka bërë thirrje përmes një letre, të gjithe konçesionarëve italianë të grupit të pezullojnë menjëherë shtijen e modeleve me motor Diesel Euro 5, deri sa situata pas skandalit të mashtritmit në testet e ndotjes të qartësohet.
Ky bllokim përfshin edhe automjetet te llojit Audi, Seat,e Skoda, si pjesë përbërëse e Grupit Volkswagen.
Një ditë më parë edhe Zvicra bllokoi përkohësisht shitjen e automjeteve të Grupit Volkswagen. Kjo masë përfshin rreth 180 mijë automjete të hedhura në treg nga viti 2009 në 2014 në territorin zviceran.
Edhe Bashkimi Europian ka reaguar në lidhje me këtë skandal, duke miratuar një paketë të re ligjore e cila parashikon ndryshimin e testeve të ndotjes, të cilat që prej 2016-ës, nuk do të kryhen më në kushte laboratorike por në rrugë.
Volkswagen është një nga prodhuesit më të mëdhenj të automjeteve në Europë.Më shumë se 10 milionë të tilla mendohet se janë të përfshira në këtë skandal.
