Tjetër aksident në Tiranë, autobusi i Institutit përplaset me fuoristradën

J L

Pas autobusit të Unazës, që përfundoi në lumin e Lanës me pasagjerët në bord, por për fat të mirë pa viktima, duket se urbanët në kryeqytet po i përndjek fati i keq.

Një seri autobusësh të linjave të Tiranës janë përfshirë në aksidente të ndryshme dhe duket se s’kanë të sosur.

Mjeti i linjës së Institutit është përplasur me një makinë tip fuoristradë gjatë paradites së të premtes.

Ndërkohë nuk raportohet për të lënduar, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia, dhe po heton shkaqet e aksidentit.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *