Si prind e si njeri, edhe mua më dhemb zemra e shpirti kur shoh një fëmijë jetim. Jetim për shkaqe jo natyrale, por për jetëzgjatje pushtetare. E pra detyrimisht s’mund të hesht kurrë para një padrejtësie aq mëkatare. Jeni ju që duhet të keni medoemos sedrën e vrarë. Falmë o Zot, ju nuk keni sedër! Ju që i keni shkelur me të dyja, këmbë e duar ligjet e këtij vendi. Ju që vetë i gatuat ato biçim ligjesh. Ju që vetë i votuat me shumicë votash! Ju që kurrë de fakto s’ishit as shumicë, as mazhorancë, veçse injorancë. Jeni ju që e hodhët gurin dhe fshehët dorën. Dorën tuaj të përgjakur, atë dorë që ju demonstroi botërisht si vrasës të pamëshirshëm të popullit tuaj. Të atij populli që të dha, dhe ja vodhe votën, dhe doemos ja rrëmbeve pushtetin. Dhe shtetin ja uzopove. Ti dora vetë o Sali Berisha. Ti o masha e ndryshkur e lyer më graso, o mister Luli. Populli ua dha dënimin në mënyrë demonstrative për Gërdecin, për 21 janarin dhe për shumë e shumë krime e gjëma që shkaktuat. Por çuditërisht avokatët tonë që morën një milion vota s’po e kuptoj pse po heshtin aq gjatë?! A mos vallë për mungesë provash?! Apo mungesë iniciative e guximi?! Nëse për mungesë guximi, guximi jemi ne. Jeni ju të nderuar deputetë socialist që më 21 janar ishit pa dyshim në shesh. Prandaj ndjeni edhe ju sadopak dhimbjen e prindërve që mbetën pa djem. Ndjeni dhimbjen përvëluese të fëmijëve që mbetën pa baba dhe pa ngushëllim njerëzor..! Them njerëzor. Më vrasësit janë deputet e lider të partisë “vëllavrasja për pushtet”.
Letër e nënshkruar
Preng Pjetri, Zejmen, Lezhë.
