Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Kopertina e gazetës Dita, “skaner” i një tiranie. “Përkthimi” i kopertinës së të shtunës, është akuza më e fortë që i bëhet një tiranie me emrin Berisha. Në prag të miratimit të reformës në drejtësi, me angazhimin e pakursyer dhe durimin e madh të euro-amerikanëve, shpresojmë që këta t’i kushtojnë sadopak vëmendje “përmbajtjes” së saj (krime të përbindshme dhe të pandëshkuara, shpirtra që nuk gjejnë paqe). Që “nesër”, të mos e ndjejnë veten të penduar, si Rajersoni, Uidhers apo Arvizu “sot”, të mos u lëshojnë “pe” bishtërinjve “alla tirani-drafti 88”. Jeni përballë 1milion votuesve që pasi e flakën tiraninë, tani duan që tirani të përgjigjet për krimet e bëra… E nesërmja të mos na bëjë me faj. Përshëndetje Dita! Ilia Berberi, Pogradec.
