Organizata e Kombeve të Bashkuara i ka kërkuar qeverisë shqiptare të anulojë urgjentisht tarifën e skanimit prej 22 eurosh, që bizneset detyrohen të paguajnë për çdo deklaratë doganore në doganë.
Përmes një raporti voluminoz për procedurat dhe barrierat tregtare në Shqipëri, Komiteti Ekonomik për Europën në OKB e cilëson tarifën, një taksë antiligjore.
“Tarifa paguhet edhe kur ngarkesa nuk skanohet, e madje edhe në pikat doganore ku nuk ka fare skanera të instaluar. Kjo është një praktikë e papranueshme. Ajo krijon një taksë efektive, e cila nuk është bazuar në ligj, ndaj duhet të hiqet”.
Qeveria konfirmoi raportin, por Ministria e Financave tha për Top Channel se, qeveria është e pafuqishme për ta anuluar tarifën, pasi kjo do të penalizonte Shqipërinë me një kosto mbi 300 milionë dollarë në Arbitrazh.
Koncesioni i skanimit zë fill në vitin 2011, kur qeveria e atëhershme miratoi një bonus prej 8 pikësh për kompaninë “Rapiscan”. Më vonë, kjo kompani u shpall fituese në tender dhe në prill të 2013-s, kur vendi thuajse kishte hyrë në fushatë elektorale, Parlamenti e miratoi koncesionin.
Sipas kontratës, kompania përfitonte 39 euro për çdo deklaratë doganore. Pas zgjedhjeve, qeveria e re tentoi ta anulonte kontratën, por “Rapiscan” e paditi Shqipërinë në Arbitrazh duke kërkuar 350 milionë dollarë dëmshpërblim. Pas padisë, qeveria rihapi negociatat me kompaninë, përmës të cilave kontrata u rishikua dhe tarifa u ul në 22 euro për deklaratë.
Por, edhe pas rishikimit biznesi ankohet se koncesioni ka rritur kostot, duke penalizuar sipërmarrjen dhe dëmtuar konkurrueshmërinë e bizneseve shqiptare./TCH

COJENI NE GJYQ Berishen qe firmosi kete komncesion kriminal!
Ai ta paguaje demshperblimin duke ia konfiskuar te gjitha pasurite!
AMAN ORE,PO KU KA MBETUR GJE SOT NE RREGULL.
NE KAKAVIJE DOGANIERET KANE FILLUAR KERKOJNE HAPUR 50% TE DETYRIMIT DOGANOR NE KESH QE TA KALOSH MALLIN PA U REGJISTRUAR NE DOGANE FARE.
KETU PO VRITEN NJEREZIT SI KOPE ME DELE, PERSE NUK FLASIN PER KETO KETA TE OKB-SE, POR MERREN ME CESHTJE HORDHA PORDHA.
Shtet dhe qeverri bandite. Ketu nuk eshte fjala per koncesion, por “pico” qe mafia e Saliut-Ilirit-Edit ju merr shqiptareve, haptazi, paturpesisht ,diten ne diell.
-Asnje vend ne bote nuk “skanon” deklaratet doganore. Mund te skanohen konteinerat apo mjetet, ashtu sikunder peshohen, por vjedhje ne çdo deklarate, nuk ben vaki.
-Gjysmen e shumes e perfiton Peçini. A ka polici, shtet, prokurosi, sherbime te shtetit qe ta ndalojne kete birbo e ti kerkojne llogari se si e bleu gjysmen e koncesionit me nje pice. Kur pasurite e krimit sekuestrohen edhe kur fshihen ne emra te tjere, pse gjysma e koncensionit nuk sekuestrohet.
-Ata qe firmosen kete vjedhje a i mori njeri te pandehur e t’ju sekuestroje gjithçka posedojne.
-Sa per Rapiscanin e Saliut, ai iku nga syte kembet, kush i merr tani leket, Iliri apo Edi.
Skanimi Doganor eshte koncesion i dhene+i firmosur nga plera sali ram brisha per plot 30-vjet pakt per interesat e familjes serbe…