“S’ke shpëtim sa të jem unë gjallë”. Fjalët që çuan në polici Eni Çobanin

b.m.

Avokatja dhe juristja e njohur, Eni Çobani, ka përfunduar në polici, pasi ka kërcënuar nusen e klientes së saj në gjyq.

Mësohet se Çobani i është drejtuar shtetases Rudina Islamaj me fjalët. “Deri në momentin që unë do jem gjallë nuk ke shpëtim, do më kesh nga pas gjithë jetën”, i ka thënë avokatja qytetares në gjyq.

Pas këtyre fjalëve, Rudina Islamaj telefonoi policinë, të cilët shoqëruan në komisariat për sqarime Eni Çobanin.

Çobani është avokatja e shtetases Merushe Makri, e cila në vitin 2016-të u përfshi në një konflikt me ish-nusen e djalit të saj, Rudina Islamaj. Sherri mes tyre u bë publik edhe në rubrikën “Shihemi në  gjyq” që drejton Çobani, ku vjehrra akuzoi nusen se e kishte rrahur dhe nxjerrë nga banesa.

b.m. / dita

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *