Skeda e pasurisë së deklaruar e kandidates për Kushtetuese

b.m.

Elsa Toska Dobjani, kandidate për anëtare të Gjykatës Kushtetuese do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Procesi i rivlerësimit për të po kryhet nga trupa e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa Bungo.

Elsa Toska ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë në vitet 1996-2000 si dhe doktoraturën për ligjin kushtetues dhe atë administrativ.

Toska e ka filluar karrierën si ndihmës/komisionere e Avokatit të Popullit dhe prej vitit 2007 punon si këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese.

Ajo ka punuar gjithashtu si pedagoge në disa universitete në vend si dhe ka bashkëpunuar në rolin e ekspertet me një sërë organizatash ndërkombëtare.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI.

Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e funksionarëve të drejtësisë që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të këshilltares ligjore Elsa Toska nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se Toska zotëronte pasuri familjare me vlerë 655 mijë lekë në vitin 2003. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e saj kap vlerën e 8.7 milionë lekëve.

BIRN ka identifikuar si “flamur të kuq” në këtë analizë një hua prej 15 mijë eurosh nga të afërmit, marrë nga bashkëshorti i Znj. Toska për t’i paguar si garanci për biznesin e tij ndaj një kompanie ndërkombëtare ajrore.

b.m. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *