Skema e mashtrimit me TVSh-në që u zbulua në fundjavë

anazapta

Dy administratorë kompanish private kanë përfunduar sot në pranga, pasi dyshohen të jenë përfshirë në një skemë mashtrimi me rimbursimin e TVSH-së. Prokuroria e Tiranës dhe drejtoria e hetimit tatimor kanë zbuluar një tjetër skemë mashtrimi me TVSH. Dëmi që i është shkaktuar shtetit kap shifrën e të paktën 1 milion dollarëve. Dy administratoret e kompanive private, Bujar M. e Urim C, janë prangosur në fundjavë  nga policia, ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar bashkëpunëtorët e tyre. Pak ditë më parë pesë administratorë kompanish private që kryejnë aktivitet në mbledhjen dhe përpunimin e skrapit, përfunduan në pranga, nën akuzën e përfshirjes në një skemë mashtruese rimbursimi me TVSH. Për të njëjtat akuza në ‘arrest shtëpie’ është dërguar dhe një administrator kompanie. Nga hetimet rezulton se subjektet tregtare kanë regjistruar në QKR dhe në Administratën Tatimore, në mënyre fiktive, persona të ndryshëm pa asnjë lloj aktiviteti tregtar, me qëllim tërheqjen e blloqeve të faturave të TVSH-së, duke kryer më pas blerje fiktive të skrapit dhe duke shmangur më pas pagimin e TVSH-së. Dëmi që i është shkaktuar shtetit kap shifrën e të paktën 26 milionë dollarëve. “Në këtë skemë mashtrimi me TVSH-në janë përfshirë një numër i madh subjektesh dhe hetimet kanë zbuluar dhe dokumentuar veprimtarinë kriminale që të pandehurit kryenin duke përfituar nga shitjet fiktive dhe duke bërë të mundur kreditimin e TVSH-së për çdo blerje”, u cilësua në njoftimin zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *