Mbi 260 mijë është numri i familjeve dhe individëve që mbahen me pagesat sociale të shtetit. Autoritetet e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, vënë në dukje edhe pse skema e ndihmës ekonomike është fryrë abuzivisht për vite me radhë, sërish numri i përfituesve të kësaj pagese paraqitet i lartë. Konkretisht sipas të dhënave të konfirmuara nga zëvendësministrja Bardhylka Kospiri, rezulton se në listën e kategorive në nevojë, numri i familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike është rreth 100 mijë, ndërkohë që numri i personave me aftësi të kufizuar shkon në rreth 160 mijë.
Për t’i dhënë fund praktikave abuzive të ndarjes së pagesave tek personat që nuk përmbushin kushtet, Kospiri deklaron se e gjithë skema është në proces të plotë reformimi, ku me ndihmën e Bankës Botërore do të aplikohet edhe kontrolli i ndarjes së pagesave nëpërmjet digjitalizimit të plotë të skemës, punë e cila ka nisur tashmë. “Jemi në proces reformash, çka do të thotë se sistemi i mbrojtjes sociale që i përfshin të dyja pagesat, ndihmën ekonomike dhe aftësinë e kufizuar, po modernizohet. Kjo reformë ka për qëllim të shmangë abuzimet, në mënyrë që ndihma ekonomike të shkojë realisht në familjet në nevojë”, thekson Kospiri.
Modernizim i ndihmës ekonomike do të thotë se të gjithë ata persona që pretendojnë të përfitojnë ndihmë sociale do të regjistrohen elektronikisht në skemë. Përzgjedhja e tyre do të bëhet në bazë të informacionit të regjistruar dhe që disponohet edhe në rrjetet e tjera të regjistrimit. Kështu, familjet që do të përfitojnë ndihmë ekonomike do të jenë ato familje që vërtet janë në nevojë.

Pensionet si gjoja te semure,duhet te rishikohen se shkalla e korrupsionit esht ne shkallen me te larte!Ne nje gjendje te renduar ekonomike,njerzit kerkojn te perfitojn edhe duke spekulluar!
Komisionet ne te cilet leshojne kempet, duhet te jen njerez te pa korruptuar!
Mos flasim se gjysma te cilet marin nje kemp ne Shqiperi jane spekullante,te cilet kerkojn te perfituar ne te dy anet njera ane duke mar pensionin e tjetra ane duke punuar ne menyr te pa ligjeruar,bile bile edhe ne shum shtete perendimore ku vijn gjoja si Turiste!
Po beni 2 verifikime o toça se i keni njerezin ne punera e marin dhe ndihma sociale!!!!!