Skema si do funksionojë Shkolla e Drejtorëve

Leda Hysa

 

Finalizohet ngritja e Shkollës së Drejtorëve, që do të jetë dhe institucioni përgjegjës në përgatitjen dhe kualifikimin e drejtuesve të rinj të institucioneve të arsimit parauniversitar në publik dhe privat. Në mbledhjen e radhës të zhvilluar ditën e djeshme, Këshilli i Ministrave ka kaluar vendimin përkatës, në të cilin përcaktohet se si do të funksionojë kjo shkollë, selia e të cilës do të jetë në kryeqytet, si dhe format e financimit të saj.

Kualifikimi i drejtuesve të shkollave

Shkolla ka për qëllim zhvillimin profesional të drejtorëve dhe nëndrejtorëve të institucionit arsimor parauniversitar publik ose privat, nëpërmjet administrimit të procesit të trajnimit të detyrueshëm përgatitor për pajisjen me certifikatë për drejtimin e institucioneve arsimore parauniversitare. Ndërkohë që trajnimet kualifikuese do të jenë të vazhdueshme për të gjithë drejtuesit. Çka do të thotë se kjo shkollë gëzon ekskluzivitetin e plotë për administrimin e trajnimit dhe të certifikimit të detyrueshëm të drejtuesve të gjitha niveleve të institucioneve shkollore. Kësaj shkolle do i nënshtrohen jo vetëm arsimtarët që kërkojnë të sigurojnë një kontratë pune në vendet e lira të raportuara nga shkollat e arsimit parauniversitar, por edhe të gjithë drejtuesit që po kryejnë aktualisht këtë detyrë. “Funksionet e Shkollës së Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar janë: trajnimi, certifikimi i drejtorëve nëndrejtorëve në detyrë, i kandidatëve për drejtor dhe nëndrejtor të institucioneve të arsimit parauniversitar, si dhe zhvillimi i projekteve në fushën e edukimit, të cilat synojnë të përmirësojnë cilësinë e performancës së drejtimit të institucioneve të arsimit parauniversitar”, saktësohet në vendimin e miratuar dje. Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes për drejtorët dhe nëndrejtorët në detyrë, në programin e zhvillimit profesional të kësaj shkolle do miratohen nga ministri përgjegjës për arsimin, pas konsultimit paraprak me Shkollën e Drejtorëve. Trajnimi i drejtuesve në detyrë zhvillohet me kohë të pjesshme pa shkëputje nga puna. Pas kalimit me sukses të provimit përfundimtar, drejtorët dhe nëndrejtorët në detyrë dhe kandidatët e tjerë që kërkojnë të punojnë në këto poste do të pajisen me certifikatën për drejtimin dhe administrimin e institucionit arsimor parauniversitar. Kjo certifikatë do të jetë e domosdoshme për të mbajtur vendet e punës në këto poste. Për sigurimin e cilësisë në drejtimin e institucionit arsimor parauniversitar, ministria përgjegjëse për arsimin siguron trajnimin pranë Shkollës së Drejtorëve të punonjësve përgjegjës për inspektimin e punës së drejtorëve, në lidhje me menaxhimin dhe administrimin e këtyre institucioneve si dhe mbulon të gjitha kostot e trajnimit të tyre. Punonjësit e Shkollës së Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar do të përzgjidhen nga Shkolla e Drejtorëve, sipas procedurave të saj të brendshme. Drejtori ekzekutiv i kësaj shkolle emërohet nga bordi drejtues dhe përfaqëson Shkollën e Drejtorëve në marrëdhënie me palët e treta si dhe është përfaqësuesi ligjor i saj në marrëdhëniet e punës me punonjësit e Shkollës së Drejtorëve.

Skema e financimit

Po sipas vendimit të miratuar nga qeveria, buxheti i Shkollës së Drejtorëve përbëhet nga të ardhura nga veprimtaria e saj ekonomike, por pa u kufizuar në të ardhurat e përfituara nga tarifat për shërbimet e ofruara, të ardhura në formën e dhurimeve, granteve, etj, të ardhura të përfituara nga themeluesit e saj apo donatorë të tjerë vendas e të huaj, fonde të përfituara nga buxheti i shtetit, institucionet shtetërore, persona juridikë privatë për zhvillimin dhe zbatimin e projekteve të lidhura me drejtimin në arsim, burime të tjera financiare, të lejuara nga legjislacioni në fuqi. Të ardhurat e krijuara nga Shkolla e Drejtorëve derdhen dhe mbahen në llogarinë e saj, në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, dhe përdoren vetëm për kryerjen e veprimtarisë së shkollës, për të përmbushur misionin, qëllimin, funksionet dhe objektivat e saj, në përputhje me legjislacionit në fuqi, këtë vendim, aktin e themelimit dhe statutin e kësaj shkolle.

Organet drejtuese

“Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar bashkëthemelohet nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, me emërtimin zyrtar “Albanian-American Development Foundation” (AADF). Forma ligjore e organizimit të kësaj shkolle do të jetë ajo e një organizate jofitimprurëse, pa anëtarësi në formën “Qendër”, saktësohet në vendim. Organet dhe autoritetet drejtuese janë: Bordi drejtues, i përbërë nga jo më pak se 5 anëtarë, drejtori ekzekutiv. Përbërja, procedura e emërimit, shkarkimit dhe kompetencat e bordit drejtues dhe të drejtorit ekzekutiv përcaktohen në statutin e Shkollës së Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar, të miratuar nga bashkëthemeluesit e saj, në përputhje me legjislacionin në fuqi për organizatat jofitimprurëse. Shkolla gëzon të drejtën e shumicës së thjeshtë të anëtarëve në bordin drejtues. Kryetar i bordit është njëri prej anëtarëve të emëruar nga ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Pranë Shkollës së Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar krijohet bordi këshillimor, si një organ konsultativ i drejtorit ekzekutiv, pa funksione vendimmarrëse. Përbërja, procedura e emërimit, shkarkimit dhe funksionet e bordit këshillimor përcaktohen në statutin e Shkollës së Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar.

Funksionet që do kryejë Shkolla e Drejtorëve:

  • Vlerëson nevojat për trajnim të drejtorëve të institucioneve të arsimit parauniversitar.
  • Përcakton llojin e trajnimeve, si proces përgatitor për certifikim, trajnimeve të vazhdueshme dhe trajnimeve të tjera si dhe krijon kurrikulat e programet përkatëse.
  • Lëshon certifikatën përkatëse të trajnimit për drejtimin e institucioneve të arsimit parauniversitar.
  • Përcakton kriteret e përzgjedhjes dhe përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët trajnohen nga Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar.
  • Përzgjedh institucionet e arsimit të lartë apo të subjekteve të tjera për realizimin e objektit të veprimtarisë së Shkollës së Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar.
  • Monitoron zhvillimin e trajnimit.
  • Ofron trajnimin e vazhduar, ose trajnime të tjera, nëpërmjet kontraktimit të trajnerëve nga institucionet e arsimit të lartë, apo subjekte të tjera vendase ose të huaja.
  • Monitoron drejtorët/nëndrejtorët e institucioneve arsimore parauniversitare në vendet e tyre të punës, në veprimtarinë e përditshme.
  • Krijon rrjetin e drejtorëve/nëndrejtorëve të trajnuar nga Shkolla e Drejtorëve.
  • Bashkëpunon me institucione homologe të huaja dhe organizma ndërkombëtarë.
  • Koncepton, zbaton e monitoron projektet dhe aktivitetet në fushën e drejtimit të arsimit parauniversitar.
  • Propozon politikat dhe zhvillimin e studimeve, në bashkëpunim me institucionet e arsimit parauniversitar, për të gjitha fazat që ndikojnë në cilësinë e formimit e të punës së drejtorit/nëndrejtorit të institucionit të arsimit parauniversitar, si: sistemin e formimit e të certifikimit të këtyre drejtuesve, sistemin e përzgjedhjes e të punësimit të tyre, sistemin e zhvillimit profesional, sistemin e vlerësimit të performancës e të standardeve të punës së drejtorëve/nëndrejtorëve.

Kësaj shkolle do i nënshtrohen jo vetëm arsimtarët që kërkojnë të sigurojnë një kontratë pune në vendet e lira të raportuara nga shkollat e arsimit parauniversitar, por edhe të gjithë drejtuesit që po kryejnë aktualisht këtë detyrë. Përgatitja dhe trajnimi i drejtorit dhe nëndrejtorit në detyrë do të zhvillohet me kohë të pjesshme pa shkëputje nga puna.

Pas kalimit me sukses të provimit përfundimtar, drejtorët dhe nëndrejtorët në detyrë dhe kandidatët e tjerë që kërkojnë të punojnë në këto poste do të pajisen me certifikatën për drejtimin dhe administrimin e institucionit arsimor parauniversitar. Kjo certifikatë do të jetë e domosdoshme për të mbajtur vendet e punës në këto poste.

Dalin datat e testit praktik për farmacistët e rinj

Afati i fundit i dorëzimit të dosjeve dhe i regjistrimit për provimin e vlerësimit të aftësimit praktik është data 12 tetor. Drejtuesit e Urdhrit të Farmacistit bëjnë me dije se të gjithë praktikantët e profilit të farmacisë që do i nënshtrohen provimit të aftësimit praktik në mënyrë të përsëritur, duhet të paraqesin brenda kësaj date kërkesën dhe mandatin e pagesës nëpërmjet të cilave zyrtarizohet hyrja në testim. Provimi i aftësimit praktik do të organizohet në ambientet e Urdhrit nga data 15-19 tetor 2018, sipas ndarjes së përcaktuar nëpërmjet numrit të dosjes, ndarje të cilën e gjeni të detajuar në vijim të shkrimit. Praktikantët që i nënshtrohen provimit të VAP, ditën e provimit duhet të kenë me vete kartën e identitetit. Pyetjet orientuese të këtij testi, si dhe informacione më të zgjeruara gjenden në faqen zyrtare të Urdhrit të Farmacistit. Të gjithë kandidatët që do të kalojnë në provimin e aftësimit praktik kanë të drejtë që të vijojnë më tej procedurat e regjistrimit për të hyrë në testin final të licencës, ku pranimi i kërkesave do të bëhet zyrtarisht në datat 22-23 tetor pranë zyrave të Urdhrit, ndërsa provimi do të zhvillohet në mbyllje të vitit sipas kalendarit që do të zbardhë Qendra e Shërbimeve të Arsimit. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuar edhe listën e dokumenteve që duhet të dorëzoni për të hyrë në provimin e shtetit të sezonit që do të zhvillohet përgjatë muajve nëntor-dhjetor.

Datat e testit praktik për secilin kandidat

Data 15.10.2018 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 2721 – 2761

Data 16.10.2018 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 2762 – 2801

Data 17.10.2018 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 2802 – 2841

Data 18.10.2018 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 2842 – 2882

Data 19.10.2018 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 2883 – 2919 si dhe praktikantët që e kanë kryer praktikën në periudha të mëparshme.

Praktikantët që i nënshtrohen provimit të VAP, ditën e provimit duhet të kenë me vete kartën e identitetit

Dokumentet që duhet të dorëzohen nga kandidatët që hyjnë  për herë të parë për tu regjistruar për provim shteti  janë:

  • Formular aplikimi. (SHKARKO)
  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Fotokopje e noterizuar e diplomës universitare dhe listës së notave.
  • Fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës.
  • Dëshmi e pjesëmarrjes në praktikën profesionale ( lëshuar nga UFSH në momentin e kalimit me sukses të provimit të VAP).
  • Dëshmi e kursit të ndihmës së shpejtë ( lëshuar nga Kryqi Kuq Shqiptar).
  • Raport mjeko ligjor.
  • Dëshmi penaliteti.
  • Vërtetim nga prokuroria e rrethit qe nuk është në ndjekje penale.
  • Mandat pagesa në llogari të AKP
  • 2 fotografi (format pasaporte).

Dokumentet që duhet të dorëzohen nga kandidatët përsëritës për tu regjistruar për provim shteti  janë:

  • Formular aplikimi.(SHKARKO)
  • Fotokopje e diplomës universitare
  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Raporti mjeko-ligjor.
  • Dëshmi penaliteti;
  • Vërtetim nga prokuroria e rrethit që nuk është për ndjekje penale;
  • Mandat pagesa në llogarinë e AKP
  • 2 ( dy ) fotografi ( format pasaporte).

Kujdes!

Raporti mjeko-ligjor, vërtetimi nga prokuroria dhe dëshmia e penalitetit duhet të jenë të lëshuara gjatë tre muajve të fundit. Kandidatët  për t’u regjistruar duhet të paraqesin detyrimisht dëshminë e penalitetit, lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Kandidatët që janë diplomuar në ish Universitetin “Kristal” duhet të paraqesin vërtetimin e vlefshmërisë së diplomës, lëshuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

p.k/ dita

 

Share This Article
2 Comments
  • edhe sa kohe d te qendrojne ne detyre dejtoe qe jane emruar nga partite e ndryshme dhe aktualisht o punojne nen rrogoz per te forcuar ne terrenin eskollave koalicionin PD-LSI??? Kur drejtuesit duhet e jene te depolitiuar?

  • Ky eshte mashtrimi i radhes i Edi Rames!
    Me kete ky do t’i tregoje botes se ketu ka meritokraci,inteligjence dhe shtet ligjor!
    Nuk ka me emerime partiake apo korruptive!
    Sikur te ishte e vertete kjo,ne do ishim lidere te mendimit boteror ne fushen e administrimit publik!
    Por gjithcka eshte ndryshe!
    Rama shqyhet per show mediatik se cdo pune e ka bere me kete qellim:Te mashtroje bopinionin e jashtem e te brendshem se Rama eshte lider modern,nje liberal i pa precedent qe askush nuk i afrohet dot!
    Doni fakte?
    Si mund te pretendosh qe drejtorat do t’i emerosh me kete shkolle,kur deputetet,ministrat,zv,kryeministrat,zv,ministrat,drejtoret neper ministri,kryebashkiaket kudo ne Shqiperi,ambasadoret etj,etj i cakton personalisht Rama pa asnje shkollim te vecante,pa asnje kurrikulum profesional te fushes,qe te kene deshmuar nivel te larte drejtimi nga shkallet me te ulta e deri tek ato me te larta,nje nga nje e jo me katapult”?
    Pse vetem drejtoret e shkollave qenkan e keqja e vetme e ketij shteti?Fjale imzot fjale,do ulurinte Fan Noli per kete rast!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *