Skema/ Si ndodhi helmimi i vëllait të Kim Jong-Un

Elton Tafaruci

Në aeroportin ndërkombëtar të Kuala Lumpur të hënën në mëngjes, një vajzë e re me flokë të zeza dhe fund të shkurtër ngjyrë blu nuk kishte ndonjë të veçantë për të tërhequr vëmendje të madhe.

Duke kalur si rastësisht në terminalin 2, me një çantë të vogël në krahë dhe me shkronjat “LOL” (qesh me të madhe) në bluzën e saj, ajo ishte një nga 150 mijë pasagjerët e zakonshëm që kalojnë në aeroportin malajzian çdo ditë.

Por në fakt, asgjë nuk ishte rastësore tek kjo grua.  Ajo ishte një vrasëse e trajnuar me mision për të vrarë. Po vëzhgonte shënjestrën e saj, vëllain e liderit suprem të Koresë së Veriut, Kim Jong-Un.

Kim Jong-nam, në moshën 45-vjeçare, prej vitesh po jetonte nën kërcënimin e vdekjes, që pas fjalëve të këqija të hedhur mbi regjimin e të vëllait të tij, dhe ishte larguar nga Korea nga frika e torturave dhe ekzekutimit.

Ai udhëtonte me truprojat në udhëtimet e tij në Azi dhe Europë, dhe zakonisht me pasaportë false. Por në të vetmin moment që ai u la vetëm për pak sekonda, rezultoi fatal për të.

Një nga agjentet vrasëse besohet se i kapi fytyrën nga mbrapa duke vendosur shaminë me helm në gojën e tij, ndërsa tjetra spërkati me lëng toksik fytyrën e Kim Jong-nam. Por i njëjti fat rezultoi edhe për dy agjentet, të cilat një ditë më vonë u gjetën të vdekura.How the chillingly audacious murder of North Korean tyrant's brother in a major airport may have involved a poisonous handkerchief and fountain pen

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *