Zbulohet një skemë e përhapur prostitucioni ndër vite në burgjet shqiptare. Duke shfrytëzuar një të drejtë që ia njeh ligji atë të një takimi special 5 orësh njëherë në muaj me bashkëshortet, partneret ose bashkëjetueset, të burgosurit “VIP” kanë mundur të përfitojnë shërbimet e punonjëseve të seksit në burgjet shqiptare.
Një burim nga departamenti juridik në drejtorinë e përgjithshme të burgjeve shpjegoi se si funksionon kjo skemë. Ligji e njeh të drejtën të burgosurve të zhvillojnë takime speciale edhe me ato që konsiderohen si bashkëjetuese.
Prostitutat futeshin në burgje duke u shtirur si partnere apo bashkëjetuese.
Për të treguar se ato ishin partnere të personave në qeli, mjaftonte të paraqisnin një vërtetim të noterizuar që kushtonte 30 mijë lekë, përmes të cilit ato deklaronin se ishin partnere ose bashkëjetuese.
Deri më sot kaq mjaftonte për të dëshmuar se ishte bashkëjetuese e një të burgosuri. Por në fakt ,sipas ligjit për të dëshmuar se je bashkëjetuese e dikujt duhet të paraqiten një mori me prova.
Neni 163 i Kodit të familjes thotë se “personat bashkëjetues mund të lidhin marrëveshje para noterit, ku përcaktojnë pasojat që rrjedhin nga bashkëjetesa”. Provat mund të jenë foto, video të festimeve familjare, llogari bankare të përbashkëta, dokumente bashkëpronësie etj.
Pikërisht këto prova për të vërtetuar statusin e bashkëjetueses, nuk janë kërkuar asnjëherë në burgjet shqiptare, duke i hapur dritën jeshile futjes së punonjëseve të seksit.
j.l./ dita

Po a e merrni me mend se çfarë do bëjnë nëse nuk U lejohet të shkarkojnë tek një femër, instinktet sexuale?
Shqiperi moj te kam dhjere, se ste mora vesh njehere
Kjo eshte Shqiperia qe duam te drejtuar nga Edi Rama.
Injorant
Mark
Mark SIGURISHT KENI BERE PREZENTIMIN