Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
I takon Ramës si i pari i shtëpisë të ulet dhe të sheshojë mosmarrëveshjet politike. Por ai nuk po e bën dot këtë anë të domosdoshme të pushtetit. Unë jam dakord që është shumë shpejt të prishet kjo që u ndërtua në 23 qershor 2013. Por disa jo pa të drejtë bërtasin sot për Drejtësi. A do ketë drejtësi? Nuk e besoj.
Shqipëria është shumë e vogël. Me pak përpjekje ajo ofron pasuri dhe qetësi për të gjithë banorët e saj. Kohë për të humbur nuk kemi. Mos të biem viktima të tam-tameve të Sali shpellarit. Këta që janë sot, me ato mangësi e vese që kanë, të mbledhin forcat dhe ta çojnë vendin përpara. Nëse janë burra… Përndryshe do ndodhe ajo që ka ndodhur prej 1912-ës. Do vijnë të huajt të bëjnë komandë dhe shqipot do vazhdojnë arratinë nëpër botë. Përparim Hasani, SHBA.
