S’kemi nevojë për dizanteri orale

anazapta

Letër e nënshkruar në DITA

Të vjen për të qeshur dhe për të ulëritur kur sheh disa “përfaqësues” komunitetesh që bëjnë trimin para kamerave televizive, njëri për të gjetur Greqinë dhe tjetri Labërinë. Fshatrat e jugut dhe veriut nuk kanë nevojë për dizanterinë orale të njerëzve si dulet dhe kokëdhimat. Ata kanë nevojë për shtetin dhe praninë e tij, për politikat e tij strukturore, për ndihmat aq të nevojshme në çdo fushë. Kjo është politika e një shteti të përgjegjshëm që sheh si mision forcimin e identitetit kombëtar dhe prosperioritetin ekonomik të qytetareve të tij. Nëse ky shtet nuk ekziston, atëherë nuk na duhen as dulet dhe as kokëdhimat, sepse e paska marrë ferra uratën. Në një situatë të tillë, çështja e përkatësisë kombëtare kthehet në një ankand, ku ai që paguan më shumë, ka edhe “komunitetin” më të madh në vend! Është koha e palaçove kjo që përjetojmë sot në Shqipëri!

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *