Letër e nënshkruar te DITA
Jemi një grup pushuesish në Malin e Robit. Prej ditësh nuk ka sinjal televiziv. Merr vetëm Top Channel dhe asnjë tjetër. Operatorët që veprojnë në këtë zonë, veçanërisht Abcom, i ndërpresin sinjalet vetëm e vetëm që të bëhen abonimet te ky operator. Sinjalizojmë gazetën tuaj, si e vetmja media kritike dhe e drejtë, ta bëjë të njohur këtë fakt. Nuk kanë faj qytetarët që të privohen nga e drejta për t’u informuar. Mirë konkurrentët kanë punën e tyre, por institucionet shtetërore pse i lënë të veprojnë sipas qejfit, kur ka ligje dhe rregulla për këtë. Nga Irfan Bregu,
