Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Skena më e turpshme e politikës shqiptare është parlamenti. Kemi parë episode të çuditshme, zënka, fyerje, goditje me grushte, mungesë etike, një shfaqje tepër të shëmtuar nga të gjithë krahët e politikës. Dikush mund të thotë se në demokraci janë normale sjellje të tilla. Nuk është aspak normale që tempulli i demokracisë rrezaton skena të papëlqyera, që nxitin problematika të panevojshme. Nga Puka, Gëzim Meta.
