E nderuar Dita. Thirrjet e Lulzimit për të mbrojtur gjoja popullin nga të gjitha këto që thonë ata që po bëhen në Shqipëri, ma merr mendja që të gjithë i kuptojnë këto skenarë. Koha do t’i tregojë. Lulin e shikoj që mendon natë e ditë për të “mirën” e këtij populli. Këta e katandisën në këtë gjendje. Unë mendoj që duhet parë mirë nga peshon kandari. Jo të iki mbas emocioneve adoleshente për pushtet të Lulit. Këta shpërdoruan paratë në të gjithë sektorët fitimprurës vetëm për pasurimin e tyre. Nuk them se dhe këta që janë në pushtet janë siç prisnim, por janë e mira e të keqes. Se po shikojmë që ndihet dora e shtetit në shumë fusha. Po kjo nuk rregullohet menjëherë, do pak kohë dhe durim. Flm. Kadriu, Vlorë.
Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
