Nga shuarja e Diellit, te shpërthimi i një supernove pranë planetit tonë e deri te takimi fatal me një vrimë të zezë.
Këta janë disa prej skenarëve të fundit të botës sipas astrofizikanëve.
“Fundi i planetit Tokë, – thotë drejtori i Observatorit të Capodimonte-s, Massimo Della Valle, – është i pashmangshëm. Mjafton të sjellim ndërmend vdekjen e Diellit, e parashikuar pas 5 miliardë vitesh, kur ylli ynë do të nisë të shuhet pak nga pak, pasi do të mbarohen rezervat e hidrogjenit”.
Nëse do të jetë ende në atë kohë, njerëzimi do të duhej të emigronte në masë drejt një tjetër sistemi planetar.
“Nuk është e pamundur një gjë e tillë, pasi në atë kohë përparimi i teknologjisë do të jetë i tillë që mund ta lejojë zhvendosjen në një planet tjetër. Për më tepër, në Rrugën e Qumështit ka më shumë planetë sesa yje dhe një prej tyre mund të jetë i banueshëm” – thotë Della Valle.
Një tjetër kërcënim për jetën në Tokë mund të jetë impakti me një kometë ose asteroid, nëse nuk gjendet më parë një mënyrë për t’i shkatërruar ose devijuar nga trajektorja këta trupa qiellorë.
Edhe shpërthimi i një supernove në një afërsi prej dhjetëra vitesh dritë nga Toka mund të përbëjë rrezik për jetën në planetin tonë, për shkak të rrezatimit që mund të lëshojë.
Por për fat të mirë, në afërsi të Tokës nuk ka yje që mund të kthehen në supernova.
Një tjetër rrezik që i kanoset planetit mund të jenë vrimat e zeza. Sistemi ynë diellor rrotullohet rreth qendrës së galaktikës Rruga e Qumështit dhe gjatë këtij udhëtimi mund të hasë në objekte të kësaj natyre, të cilat janë në gjendje të përpijnë Tokën.
Por edhe një skenar i tillë përjashtohet për vitet e ardhshme.
Sido që të jetë, fundi i botës do të vijë doemos me fundin e universit. Kjo mund të ndodhë në dy mënyra: kolapsi ose i ashtuquajturi Big Crunch.
Sipas kësaj teorie, të gjithë trupat qiellorë do të afrohen me njëri-tjetrin deri në atë pikë sa të krijohet një tjetër Big Bang. Teoria tjetër është ajo e njohur si Big Rip, sipas së cilës materia që përbën universin do të zgjerohet në mënyrë të tillë, që e bën të pamundur jetën e çdo lloj specieje.
Gjithsesi, asnjë nga këto fenomene nuk parashikohet të ndodhë gjatë viteve në vijim.
n.s. / dita
Dita e dashur! A nuk ke pune tjeter qe boton keto pislleqe?!
Sipas kësaj teorie, të gjithë trupat qiellorë do të afrohen me njëri-tjetrin.
Pse cfare i gjeti trupat qe ti afrohen njeri tjetrit.Kush e shpartalloi forcen shtytese.Ku ballancimi i forces terheqjes asht ne ballancimin e forces shtytes dhe si rrjelloje cdo materie levize simbas orbites.Pse mos te thohet qe te gjithe trupat qiellor do largohen nga njeri tjetri.Ashtu sic ekziston afrimi duhet te egzistoj dhe largimi.
ne fakt kjo teoria e Big Crunch afrohet me teorine e Big Rip vetem per arsyetimin e humbjes se dendesise se lendes. Big Crunch parashikon nje maksimum shperndarjeje dhe kur foca e shtytjes behet zero, fillon terheqja, dmth kolapsi, renia mbi vetvete, kthimi nga u nis, me pak fjale. Big Rip parashikon edhe ajo kete maksimum shperndarjeje, por duke qene se atomet largohen shume nga njeri-tjetri, i bie qe lenda “thyhet”, dmth e humb gjendjen e saj dhe nuk “mblidhet” me se nuk i “bindet” asnje force graviteti, ngaqe nuk eshte me “lende”. Psh, nje sfere qelqi eshte shume e forte per shkak te dendesise, kurse kur qelqi hollohet shume, per shkak te shperndarjes se struktures molekulare, ai behet i thyeshem kollaj, ose ne fund fare, nuk mban dot as veten. Perveç ketyre dy teorive, kryesorja eshte Big Bang, dmth shperthimi i madh, ku fale nje grimce te vogel fillestare gjithshka u krijua nga hiçi. Kete term e ngjizi Fred Hoyle, qe nuk e besonte kaq te thjeshte kete fenomen fizik, dhe ai mbeshteste teorine e universit stacionar, dmth kemi evolucion dhe ekspansion akoma, por “koordinatat” fikse te universit thuajse nuk ndryshojne. Fred Hoyle ka nje shtatore ne Kembrixh me bluze dhe eshte hiçgje para shtatoreve vigane te shkencetarit demokratik Azem Hajdari qe zbuloi dhe zbatoi teorine e Rrumpalles.
une besoj Big Rripin, prandaj Thanas shterngo rripin!