A po përsëritet skenari i Krimesë në Bosnje e Kosovë?

Alqi Kociko

 

 

Sipas të gjitha gjasave, ka marrë udhë realizimi i një skenari serbomadh në shtetin e brishtë të Bosnjës dhe Hercegovinës. Shumë veprime në shërbim të realizimit të këtij skenari janë duke u zhvilluar gjysmë legalisht dhe në heshtje. Qëllimi është më se i qartë!

Serbo-çetnikët nën udhëheqjen shpirtërore të Kishës “Shënsaviane”, risynojnë realizimin e aspiratës së tyre të kahershme nga e cila nuk kanë hequr dorë kurrë. Për nga pesha dhe rrezikshmëria për popujt fqinjë jo serbë, realizimi i këtij synimi mund të konsiderohet si hapi i parë, drejt krijimit të Serbisë së Madhe. Serbo-çetnikët këtë herë kanë përgatitur një skenar të veprimeve taktike, shumë më ndryshe nga ai i fundshekullit të XX, ngase edhe rrethanat e sotme dallojnë për shumëçka nga ato të atëhershmet.

Sipas këtij skenari, me siguri të miratuar dhe mbështetur edhe nga rusët, udhëheqja e të ashtuquajturës “Republika Srbska” ka marrë vendim që më 25 shtator 2016, të organizojë një referendum, e bindur se do të fitojë legjitimitetin për t’u shkëputur nga shteti i brishtë i Bosnjë-Hercegovinës, për të ndërmarrë më vonë hapin e dytë, bashkimin me Serbinë.

Në këtë drejtim e kanë fituar betejën në Gjykatën Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës, me çka e kanë “legjitimuar” mbajtjen e këtij referendumi.

Ashtu si nga shtetet përreth dhe nga Bashkësia Evropiane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, institucionet ndërkombëtare, me në krye Këshillin e Sigurimit të OKB-së, as edhe një reagim serioz në raport me rrezikun që po i kanoset jo vetëm regjionit, por edhe Evropës. Të “mençurit” e politikës evropiane dhe nënbishtat e tyre, sidomos ata të Ballkanit, ndihen të relaksuar përballë këtij realiteti, se gjoja “distancomi” i Serbisë nga synimet e klanit të Dodikut, qenkan përjashtim i çfarëdo rreziku!?

Përballë kësaj sjelljeje plot mirëbesim ndaj shovinistëve serbo-çetnikë, të imponohet dyshimi: A thua mos nuk e njohin mirë mendësinë e mykur serbo-çetnike të Beligradit zyrtar apo mos këta të “mençur” e kanë shndërruar në monedhë kusuri në pazarllëqet e tyre edhe territorin e Bosnjës, ngjashëm me atë të trevave etnike shqiptare.

Mendoj, se përgjigja në këto dyshime nuk është diçka e vështirë!

Së pari, si duket nuk e kanë kuptuar apo nuk duan ta kuptojnë, se edhe Serbia po e luan rolin e saj të përcaktuar në këtë skenar, të ngjashëm me shumëçka me atë të Krimesë, ku si Kryetari Tomisllav Nikoliç, ashtu dhe Kryeministri Vuçiç, janë deklaruar para mediave, se gjoja distancohen nga synimet e mikut të tyre shpirtëror, Milorad Dodik. Është me interes të theksohet ngjashmëria e sjelljes, jo vetëm e shtetarëve serbiajan, por edhe e mujsharëve ndërkombëtarë karshi “distancimeve” të Milosheviçit para se të fillonte kasaphana në Kroaci dhe Bosnje;

Së dyti, mund të besohet me bazë se është bërë ndonjë pazarllëk i mujsharëve ndërkombëtarë me Serbinë, me shpresë infantile, se duke i lejuar asaj tani të aneksojë Republika Srbskan dhe nesër Zajednicën në Kosovë, helbete do ta shkëpusin nga prehri i ngrohtë i Rusisë.

Së treti, nënbishtet e tyre të verbëruar nga miopia politike shpresojnë së koti, se mos këtë problem do ta zgjidhë Bashkësia Ndërkombëtare. Por, sipas të gjitha gjasave, ata harrojnë, pse jo edhe qëllimshëm, se Bashkësia Ndërkombëtare nuk është dëshmuar, apo as që ka dashtë të dëshmohet, se është e zonja të zgjidhë as edhe një nga problemet e shkaktuara nga konfliktet e përgjakshme në Botë, jo edhe pa fajin e saj, nga ku rrjedhin lumenj gjaku dhe lotësh. Po të ishte ndryshe, nuk do të ndodhte masakra e boshnjakëve të Srebrenicës, në korrikun e vitit 1995, para hundëve të “paqeruajtësve” holandezë, apo nuk do të ndodhte spastrimi i pjesës veriore të qytetit të Mitrovicës nga shqiptarët, natën mes 3-4 shkurtit 2000, para hundëve të KFOR-it francez dhe policisë unmikistaneze…

Në vend të përfundimit të këtij opinioni, po i jap vetës të drejtën të shpreh drojën time: Nuk është larg mendsh të pritet që pas këtij “distancimi” Serbia të shpërblehet me diçka ngjashëm, siç ishte Marrëveshja e Daytonit, ku pas gjenocidit ndaj kroatëve dhe sidomos ndaj boshnjakëve t’i dhurohej 49% e territorit, sa dyfishi i popullatës serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë, apo siç ishin Marrëveshjet e Rambujesë, e Kumanovës dhe ajo e Konçulit, si dhe Plani i Ahtisarit, të gjitha këto të favorshme për Serbinë dhe shumë të dëmshme për shqiptarët…!

Share This Article
10 Comments
  • Mè parè se tè fillojmè me atè kèngèn e vjetèr shqiptare se fajin na e kanè gjithmonè tè tjerèt dhe se gjithkush po mundohet tè na vèrè shkelmin nè fyt, nuk do ishte keq tè bènim njè pasqyrim tè dy realiteteve, atij shqiptar dhe atij serb, pèr tè kuptuar mè mirè arsyet e gjèndjes qè ndodhemi.
    Pavarèsisht se kush ka qènè nè krye tè shtetit serb, i majtè apo i djathtè, djall apo èngjèll,,,,, strategjia e politikès sè jashtme tè serbève si komb, nuk ka ndryshuar kurrè. 12 serb nè Mitrovicèn e veriut, “bèjnè mè shumè zhurmè” se 10 milionè shqiptarè nè ballkan.
    Thènè STRATEGJI, ke nènkuptuar qè serbèt kudo qè jetojnè, i nènshtrohen asaj dhe sakrifikohen pèr suksesin e planit tè tyre, edhe sikur e gjithè bota tè jetè kundèr tyre. Nuk mè ka hasur deri mè sot, tè takoj njè serb qè thotè jam kosovar apo boshnjak, edhe pse i lindur dhe i rritur nè kèto vènde. Jam serb dhe pikè. Deri kètu Serbia.
    Tek ne shqiptarèt, e ke tè vèshtirè tè analizosh diçka sepse te rrjedhin lotèt. Copè-copè,,,,,, asnjè strategji,,,,,,,, gjithkund hajni dhe korrupsion. Ata nè Kosovè, kanè nè radhèt e tyre “filozofè” tè mprehtè. Kanè zbuluar “kombin kosovar”. Nè Tiranè, vazhdon show i Edit,,,,, pas rrumpallès Vuçidolase ku shqiptarèt vetè, furnizonin me naftè tanket serbe.
    Nè Maqedoni, valèvitet krah shqiponjès me dy krena edhe njè leckè jeshile qè ka ndikuar jo vetèm tek emrat e tyre por edhe tek paraqitja e jashtme.
    Njè komb si yni, nuk mund tè presè gjithmonè nga tè tjerèt, tè luftojnè pèr ne. Edhe flluskat e sapunit se Europa “na e ka me hile”, nuk ndihmojnè daljen nga situata.
    ME HILE, ME TRADHTI,,,,,,, ia kanè shqiptarèt vetvetes. Askush tjetèr. Ndaj jemi tè shpèrndarè si zogjtè e korbit.

    • A e dini ju zoterinj se ky ”troplini” me komentin e tij e ka
      jo mire por shume mire ! Identifikohem edhe une me opi-
      nionin e tij dhe te Konices se : ” E keqja shqiptarit eshte
      vete shqiptari” ! Ky i fundit ka thene nje te vertete te madhe , megjithese nuk kam asfare simpatie per kete
      njeri teper kontraversal !!!!

      • ke të drejtë!!
        fajin na i kanë europianët në radhë të tretë,amerikanët në të dytën kurse më të reziksmit janë fiset indigjene të amazonës!!ata bëjnë gjith4ka kundër nesh!!ata na kanë përçarë,kanë mbjellë korrupsionin dhe tradhëtinë për një copë karrike!!
        shko mor pirdhu!!

    • Me mir te Zhduken te Shkrihen Shtetet MultiEtnike qe nuk Funksionojne asgjekundi. Kedhtuqe BosnjaHercekovina Mali Zi Maqedonia duhen Shkrire dhe te ndahet territoret dhe popullsite atje ku duhet te shkojne. Gjithkush ne Shtepi te vet. Keshtu vetem sa zgjat Agonia.

  • Kur ne nuk i kemi skenaret tane te ribashkimit ne loje, para skenareve te te tjereve qe na perçajne e copetojne sa here ua ka enda, natyrshem qe historia i perserite skenaret e saj te njohur, banale, qe ta mundin edhe motin me gezof!…

    DRENICA E KUQE

  • Kush eshte skenari mor zotni?
    Te mbash me zor etni te ndryshme brenda nje shteti, apo te lejosh verdiktin popullor per te pasur shtet nje etnik?
    Nuk ka rendesi fare se jane serbe, turq, kurde a shqiptare!
    SHTETET MULTIETNIKE NUK FUNKSIONOJNE NE EUROPE!!!
    Kete te vertete natyrore kerkon ta tjetersoje politika e pjelle nga ” Protokolli i pleqve te Sionit “, Bibla politike e cifuteve e perdorur nga Soros si mjet per te mbajtur shtete multietnike me zor dhe kombe brenda tyre ne armiqesi!
    Kjo praktike deshtoi me Jugosllavine ( me lufte ), me Cekosllovakine ( me paqe ), e nuk mund te vazhdoje me me Kosoven duke mbajtur bashke serbe e shqiptare ne nje shtet butaforik.
    Deshira per shtete multietnike eshte deshire per tension permanent te vazhdueshem.
    Nje komb, nje gjuhe, nje shtet – ky eshte stabilitet!
    Kjo e vertete e sterprovuar nuk mund te tjetersohet nga pederaset politike te politikes kurve sorosiane qe ka aktualisht BE!
    Sado te mundohen bythqiret e politikes globale qe aktualisht ka BE, nuk mund te tjetersoje deshiren natyrore te popujve per VETVENDOSJE kunder nje DIKTATI qe synon ti mbaje bashke me agresore e armiq brenda nje shteti.
    Multietnia ka vdekur, nuk ngjallet me.
    Ajo vdiq ne ish-Bashkimin Sovjetik, ish-Jugosllavi, ish-Cekosllovaki, dhe me te vdekurit ka nje ritual- Varrimi!

  • Keq apo mire serbet gjithmone e kane nje strategji! Kane fatin qe prej 200 vjetesh kane pas perhere Rusine ne krah, gjithmone…kurse shtetet qe duhet te na perkrahnin e kane bere here po e here jo.. Dhe kjo sot u eshte kthyer kunder dhe interesave te tyre sot, por ky eshte problemi i tyre! Serbet kane nje shtet e nje strategji! Ne jo 10 milion por dhe 100 sikur te ishim jemi te mbaruar! Shikoni vetem politiken ne Tirane , kemi Doktor Mortjen qe u ka hapur dyert arabeve, serbeve e grekeve vetem per pushtet personal dhe vazhdon te adhurohet nga gjysma e kombit! Ndryshimi yne me serbet eshte ky, me 1999 dhe pse ne krah tone kishim ShBA dhe BE na vrane e na percudnuan e sot na akuzojne per terroriste, bllokojne pjesemarrjen ne OKB e veprimtari te tjera, respektohen nga gjithe bota! Ne rast se historia e sjelle qe ne te jemi pa perkrahje, ata do na groposin te gjalle heret a vone … E ne rrijme e flejme gjume! Eshte nje ndryshim I madh mes botes sllave dhe botes perendimore! Kur Gjermania humbi luften( me ndihmen e vellezerve amerikane e britanike ne favor te sllaveve) e dogjen e poqen popullin gjerman! Shikoni cndryshim me serbet! Ne kete bote te fituar jane sllavet, per fat te keq! Kur ju vjen dita vrasin e presin kedo ju del para e askush se diskuton me! Pyetja ime eshte cdo u ndodhte shqiptareve nese mund te ndryshonte rendi i sotem boteror dhe jo aleatet tane te jene te paret! Eshte ndryshimi i madh mes aleateve tane dhe ruseve! Perendimoret kane krijuar Greqine dhe ju duhet me be gjithcka per ta mbajt ne krah te vet, me dashje apo pa dashje, sepse Grqia e ka zemren te Rusia. E njejta gje me serbine, jane francese e angleze te cilet ndihmuan Serbine te zgjerohej ne territore ne dem te shqiptareve, dhe sot keto vende u duhet te bejne sakrifica per te perballur politiken ruse dhe kjo fale “politikes largpamese” te gjysherve te tyre! Por nuk eshte faji i te huajve! Kur serbet masakronin me 1913 shqipfolesit luftonin per baba sulltanin! Dhe sot e njejta gje, mijera shqipfoles qe luftojne per kalifatin! Si me arme si te tjere me ane te muzikes apo shkollave turko arabe ne nje krah e serbe e greke ne tjetrin!

  • Mos te i mbyllim syte para te vertetes.

    Serbet u sulmuan nga ata me te cilet ishin aleat ne te dy luftat boterore. Edhe perse u sulmuan nuk ushtruan asnje akt terrorist ngaj SHBA dhe perenmdimit.

    Neve, jo qe ushtruam akte terroriste prej New Jersey deri tek Frankfurti, por pajisem me ushtere ISIS- ushtrine me te tmerrshme kunder civilizimit.
    E mbushem Shqiperine dhe Kosoven me “raketat” e vellaut tone Erdoganit . Shendrruam sheshet e Shqiperise dhe Kosoves po perngjanin shesheve arabe dhe turke,ne vende ku benim iftarin me vellezrit tone nga Turqia dhe Arabia. Filluam te rishqyrtojme historine, te formojme kombin e Kosoves.

    Deshtuan udheheqesit nga Drenica dhe Kosova: Saleh Berisha dhe Hashimin Thaci. U lerguam nga rruga e atij qe kishte armen me te forte kundra shovenizmit Serb- civilizimin euroatlantik, qe udheheqes kishte Rugoven.

    Formuam shtetin e Malit te Zi ne trojet shqiptare, dhe te dy udheheqesite ju ulen ne gjuj nje presidenti fisnore Milo Djukanovic. Plus, e falem Bjeshket e Rugoves dhe Kulles.

    Luigj Giurakuqin e larguam nga bashkeluftari i tije Ismail Qemali, megjithese i pari, kurr nuk ishte sherbetor ne parlamentin e Turqise.

    Mois u cudisni. Turqia ende nu eshte antare e BE.

  • Republika e Shqiperise dhe Republika e Kosoves nuk jane shtete multietnike, sepse mbi 90 % e popullsise jane shqiptare. Por Europa perpiqet t’ I bëjë multietnike, për të kenaqur interesat babezitese e shovinisteve Serb e grek ashtu siç kan pas vendosin FM për coptimin e trojeve e të kombit shqiptar. Në shqiptaret duhet t’i zgjidhim vete probleme tona Kombetare! Të mos lejojme Pazare në kurriz të kombit shqiptar! Tefta

  • AS gje nuk e gjen kosoven kur ajo te jet e integruar teresisht ne Kulturen europiane¡
    Paragjykimet vijn sepse integrimi i Saj esht shum i veshtir edhe behet Luft per te tjeret qe perfaqsojn interesat Pertei atlantikut¡
    Serbet gjithnje kan luftuaar per Interesse te Europas e jo ashtu sic esht prapaganduar?
    Kur europianet shohin Fotografin e Aden jasharit ne stamboll atehere mere me mand SE kujt i perket kjo politike,edhe pse ai kambajt simbolin e shqiponjave me dy koka?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *