Partia Demokratike po përgatitet ditën e enjte për protestën radhës. Motiv i protestës, sipas PD-së është keqqeverisja dhe papunësia. Por ajo që ka nxitur më shumë tensionet politike dhe është kauza e vërtetë e protestës së PD janë akuzat e deputetit Tom Doshi ndaj kreut të Kuvendit. Doshi prej një jave ka akuzuar kreun e Kuvendit, Ilir Meta se ka paguar njerëz për ta vrarë.
Ende nuk është e qartë se cila do të jetë skema që do të ndjekë PD-ja gjatë protestës. Fillimisht është thënë se në krye të protestuesve do të vendosen gratë demokrate. Por televizioni “A1 Report” njoftoi sot për një skenar tjetër më radikal. Protestuesit pritet të bllokojnë hyrje-daljet e Parlamentit. Protesta zhvillohet ditën e enjte në orën 11:00. Ndërkohë që sipas rregullit, po të enjten në orën 10:00 do të nis seanca e radhës e Kuvendit. Pritet që deputetët e PD të marrin pjesë fillimisht në seancë, ku do të kërkojnë dorëheqjen e kreut të Kuvendit. Më pas ata do t’i bashkohen turmës dhe pritet që protesta të vazhdojë derisa sa të japë dorëheqjen, sipas PD, kreu i Kuvendit.

Po ju ha gje kurrizi keshtu ,po qe budalla Rama tju lejoje verini zjarrin Shqiperise se e kini zanat .Sipas urdherave te Sali vicidolit keni per ta marre fitoren ,,,,,,si Pirrua i Epirit ,,,,!
Ka zëra të besueshëm se është përgatitur skenari i “popullit të revoltuar” i cili “pushton Kuvendin”, merr “peng deputetët” brënda sallës dhe pastaj saliu vrapon të njoftojë rënien e pushtetit në duart e “popullit protestues”! Hapni sytë “Rilindas të matufjepsur dhe pacifistë të lagur në sumë”! Tung!
Skenar i Besueshëm!
Çdo gjë pritet nga një njeri ku mungon kuadri i arsyetimit logjik dhe vepron logjika që rrjedh nga përroi psiqik!!! Respekt!
Sigurisht që skenari i përmbysjes me dhunë êshtë skenari nr.1 i sali berishës dhe bandës. Dhuna dhe saliu janë vëllezer siamezë ashtu siç janë dhe majtizmi dhe pacifizmi ! Majtistë, hiqni brekët ose vishni rrobat e burrërisë! Mjaft më me lëngaraqësinë tuaj! Mjaft më!