Skënder Brataj / Agresiviteti i virusit është ulur. Koronaviruset mbijetojnë në temperatura të ulëta, duhet të ashpërsohen masat frenuese

Arta Taja

Skënder Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare, tha se agresiviteti i virusit është ulur dhe se tashmë shumica e të prekurve po e kalojnë më lehtë sëmundjen

“Thirrjet janë më të ulura krahasuar me Korrik-Gushtin. Forca e infektimit ka rënë pavarësisht numrave që duket sikur ka ardhur çdo gjë në rritje. Vetë sëmundja ka forma shumë të lehta. Ka shumë njerëz që e kalojnë me 2-3 ditë, me shenja të lehta dhe as me temperature”.

Bratajt tha se në javët në vijim pritet një ulje e numrit të infektimeve.

“Vlerat e Gushtit ishin rezultat i Qershor-Korrik me lirimin e masave. Do të presim akoma edhe ulje të tjera të shifrave, por ajo që është shqetësuese është kryqëzimi i stinëve me të gjithë faktorët favorizues dhe jo favorizues”.

I pyetur për numrin e lartë të vdekjeve në Gusht dhe atyre të dy muajve të fundit për shkak të koronavirusit, Brataj thotë se mbi 90% e viktimave kishin sëmundje bashkëshoqëruese.

“Mos t’i veshim vetëm ngjyrën e Covidit numrit të të vdekurve, sepse janë 6 muaj. Shumica, për të mos thënë mbi 90%, janë me sëmundje shoqëruese, që edhe një grip ose sëmundje tjetër mund të shkaktonte humbjen e jetës”.

Me ardhjen e vjeshtës dhe dimrit, ekspertët thonë se nuk duhet të ulet vigjilenca, pasi historia e koronaviruseve tregon se ato mbijetojnë në temperatura të ulëta. Sipas tyre, këtë periudhë duhet të ashpërsohen masat frenuese.

 

a.t / dita

Share This Article
3 Comments
  • Doktor, nuk duhet te na ngushelloje fakti qe viktimat kishin semundje shoqeruese. Eshte provuar se kur ndaj atyre qe kane semundje bashkeshoqeruese eshte treguar kujdes, keta persona ia kane hedhur virusit. Edhe kjo kategori njerez jane dhe te gjitheve te jepet ndihma ne kohe. Me beri pershtypje rasti i Nora Malajt, te ciles i ishte kushtuar kujdes
    maksimal, meqe eshte diabetike. Kjo tregon se kur kapet ne kohe e kalon
    semundjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *