Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha në studion e Ilva Now në Euronews Albania se ndihej mirë pas infektimit nga koronavirus dhe se shpresonte që shumë shpejt të kthehej në punë.
Brataj tha se tre ditët e para ishin shpërthim total i simptomave të dhimbjes së fytit, të kokës, kolla dhe temperatura e lartë. Drejtori u shpreh se mjekimi normal ishte paracetamoli, aspirina dhe takipirina. Dhe se sëmundja të jep një këputje fizike “sikur të kishte kaluar përsipër një kamion”.
“Shfaqja e menjëhershme të simptomave vjen pas periudhës së inkubacionit, kulmi i saj në 4-5 ditët e para. Shpërthimi vjen me temperaturë të lartë, dhimbje koke, fyti. Mendoj se e kam kaluar më të keqen e sëmundjes.
Tri ditët e para ishin shpërthim i të gjitha simptomave. Kontrolli përmes medikamenteve më të thjeshta. Ilaçi i parë që përdora ishte paracetamoli dhe aspirina.
Për fatin e mirë mendoj se hyj tek ai 80 për qind që e kalon me simptoma të lehta. Nuk është vetëm temperatura si simptomë.
Të dhemb çdo pjesë e trupit, që nga fija e flokut deri tek thoji i këmbës, sikur të kanë rrahur gjithandej. Dobësia më e madhe e kësaj sëmundjeje është se rri vetëm shtrirë, temperatura e përkeqëson më tej gjendjen”, – shpjegoi ai.
Kreu i Urgjencës bëri thirrje që në çdo rast të ruhet qetësia, ndërsa rekomandoi që në rastin e temperaturës dhe kollës, që siç shpjegoi janë mekanizma të mbrojtjes së organizmit, të përdoren medikamente vetëm në temperaturën mbi 38,5 dhe në rastin kur kolla bëhet shumë e bezdisshme dhe na pengon të flemë.
Brataj tha se fluksi i pacientëve që po regjistrohet aktualisht në vendin tonë nuk është shumë i madh, po ta krahasosh me vendet e tjera si Kina apo Italia. Kjo sipas tij për dy arsye:
“Që funksionuan masat e menjëhershme parandaluese të vendosura që me shfaqjen e rastit të parë, ndaj kjo duhet të vazhdojë. Dhe e dyta, njerëzit janë monitoruar në shtëpi me shenja dhe simptoma të lehta dhe ma do mendja janë shëruar. Ardhja e pacientëve në spitale janë ato raste që kanë pasur komplikacione”, tha ai.
e.k. / dita

Ju faleminderit per pervojen tuaj Dr . Skender dhe ju uroj sherim sa me te shpejte !
Per pervojen time , gervishtjet (apo si e thoni ju dhimbje) fyti , njekohesisht dhe me dhimbje koke , mjaft specifike (karakteristike per Covid-19) , jane shenjat e para qe i perkasin nje perudhe te shkurter subklinike prej disa oreshe deri 2 ditore ; pra keto jane pa pritur reagimin e mevonshem te organizmit tone , e cila pasohet me pastaj me ngritjen e temperatures .
Ju keshilloni , se per shenjat tuaja klinike , ju i kontrolluat nepermjet medikamenteve te thjeshta . Mendoj se kjo eshte gje shume e mire .
Meqenese medikamentet ju i filluat ti perdorni mbi temperature 38.5 (sigurisht Celsius ) , une ne lidhje me kete dua te bej nje koment dhe pyetje .
Tek nje manual mjekesor shkruhet ne shqip :
Vlera normale e temperatures se trupit :
a-Ne sqetull : 36,5-36,9 grade C.
b- Ne goje : 36-37,4 grade C.
c- Rektale : 37,2-37,5 grade C.
d- Por tani mjekesia e mat temperature edhe ne mes te lekures se ballit dhe ky manual nuk i ka vlerat per kete vend-matje.
1-Pyetja ime eshte se per ke vendmatje I perket rekomandimi juaj 38, 5 ?
================
Pyetje te tjera :
2-Kam degjuar se nga infektimi me Covid-19 deri ne cfaqjen e shenjave te plota klinike (temperature) eshte nje perudhe inkubationi (latente=e fshehte) 14 diteshe dhe kjo perputhet dhe me ditet minimale te nje karantinimi 14 ditor zyrtar, apo jam gabim une per kete?
3- Ju thoni qe per juve kulmi I shenjave klinike me temperature te larte ka qene ne diten 4-5 te cfaqies klinike . Pyetja ime eshte se trupi i njeriut e fiton imunitetin deri ne diten e 21 qe nga shenjat e para klinike , apo jam gabim une per kete ?
Nese eshte keshtu kemi 14 dite karantinim zyrtar nga autoritetet shteterore dhe 21 dite vete-izolim per tu mjekuar dhe per tu vetre-imunizuar dhe per tu ndjere normale qe ti rikthehemi punes qe kerkon jeta e perditeshme . Pra qe mos genjeme vetvehten , a do te na duhet 5 jave qe te shpetojme vehten dhe familjet tona nga Covid-19 , apo mos jam gabim une !
Me shkruani nese gaboj une ne kete perllogaritje 35 diteshe ?
4- Ju nuk kini pershkruar ne shenjat e tua klinike rrjedhjet mukoze tek te gjitha rruget e fymemarjes, (por thjesht keni pershkruar ” kolla behet shume e besdisshme dhe na pengon te fleme”) . Si duhet ta kuptojme kete ? A eshte lengu I shtuar mukoz qe nuk i pengon vdekjet ?!!!!
Ju nuk keni patur problem te aplikonit per vehten tuaj ndonje protokoll per mjekim simptomatik kunder rrjedhjeve mukoze te shtuara brenda gjithe sistemit te frymarrjes?
5- Te semuret e tjere me Covid-19 a e kane problem bllokimin e mushkerise nga keto rrjedhje ?
a- Personalisht mendoj se marrja e medikamenteve qe nderpresin refleksin e kolles tek Covid-19 eshte me pasoja , ndersa dhenia ne doza minimale , (por sigurisht nen kontrollin e mjekut) , te medikamenteve te thjeshta A/histamin , mund te ulte , (pra nen kontrollin direkt nga nje mjek) , te lengut inflamativ te mukozave brenda sistemit te frymarrjes , duke I dhene mundesi kohore organizmit te kete frymemarje sa me te lehtesuar per te fituar imunitetin e duhur .
jo nuk duhet te vetekenaqesh
siptomat nga covid-19 grupohen ne kategori. Covid-19 nuk shfaqet uniformisht ne organizma.
kategoria ku ti ben pjese shpesh karakterizohet nga nje sulm i dyte vendimtar qe pason simptomat e para pas nje pauze pakditeshe.
Faleminderit per kete keshillim !
Ju keni te drejte per kete keshille mbasi sot une po ndjej perseri perseritjen e shenjave subklinike , por nuk kam ende cfaqje temperature.
Hydratim sa ma shume deri ne 3 l uje /dite per njerezet qe nuk kane patologji kardiake
Militant i thekur
Shumë zhurmë për asgjë,
E thash dje, e them dhe sot,
Se “pacienti” do shërohet,
Kur partia “shnet” t’i thot !
Me koronë a pa koronë,
Lajmi do të bëj jehonë,
Lum si ne, e lum si ti,
Militant qe s’ke pleqni !
+ [ https://www.faktor.al/2020/03/15/zbulohen-fotot-e-fushates-skender-brataj-ne-militant-i-thekur-i-rilindjes/ ]