Skënder Gega zyrtarizohet te Partizani

Leda Hysa

 

Drejtimin e të kuqve do ta marrë Skënder Gega, i cili zëvendëson postin e trajnerit Klevis Dalipi

Skënder Gega

Njoftimin e ka dhënë vetë klubi i Partizanit përmes një postimi në faqen zyrtare të Facebook-ut.

“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me trajnerin Skënder Gega, i cili do të drejtojë skuadrën në sezonin e ri. 54 vjeçari ka qenë pjesë e klubit për periudhën 1982 -1995 si lojtar dhe ka fituar edhe titullin kampion me të kuqtë në sezonin 1986-1987. Përgjatë periudhës 2011 – 2015 ai ka drejtuar ekipet përfaqësuese të Shqipërisë U-19 dhe U-21. Gega rikthehet në familjen e kuqe për ti dhënë jetë projektit të ri të 15-të herë kampionëve të vendit. Prezantimi i trajnerit Skënder Gega përpara mediave do të zhvillohet ditën e hënë datë 18 Qershor ora 12:00 në ambjentet e klubit.”

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *