Skënder Gjinushi në krye të grupit të punës, për reformimin e Akademisë së Shkencave

Leda Hysa

Skënder Gjinushi, kreu i PSD-së, dhe një ndër politikanët më aktivë pas ’90-ës, pasi ka mbetur jashtë Kuvendit në dy legjislaturat e fundit, duket se i është rikthyer botës akademike.

Ai ishte sot pjesë e një mbledhjeje në selinë e Akademisë së Shkencave, madje kryesoi këtë mbledhje, me qëllim reformimin e kësaj akademie. Vetëm pak kohë më parë Akademia e shkencave organizoi zgjedhjet për drejtuesit e rinj të saj, por zgjedhjet u kontestuan nga qeveria që vendosi edhe për ndërprerjen e financimeve mbi këtë institucion.

“Sot, në Akademinë e Shkencave u zhvillua një mbledhje e zgjeruar,” thuhej në njoftimin e këtij institucioni.

“Morën pjesë përfaqësues të instituteve e qendrave të kërkimit shkencor në universitete e më gjerë dhe Grupit të Punës për hartimin e projektligjit “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë” dhe të akteve nënligjore në zbatim të tij, grup i ngritur me urdhër të ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, nr. 29, datë 16 janar 2018,” ishte njoftimi zyrtar i Akademisë së Shkencave.

Siç duket Gjinushi kryeson grupin e propozuar nga Ministria e Arsimit, për reformimin e Akademisë së Shkencave, duke iu rikthyer kësisoj fushës akademike. Para fillimeve të pluralizmit në Shqipëri, Gjinushi ka qenë Ministër Arsimi.

l.h/dita

Share This Article
9 Comments
  • Per derisa pjese e Grupit te Punes eshte edhe Demka i perhershem i Akademise Demokratike, me siguri do ta bitisin me ne fund.

  • Keno Qenushi politikan aktiv pas 1990? Jo ore, mos na genjeni kot. Qenushi Keno ka qene aktiv ne politike para 1990, ka qene minister Arsimi. Apo beni sikur e keni harruar?
    Ahahahaha, po i nxjerr Ed Rama nga vrimat gjithe plehrat e komunizmit ne kuader te Rilindjes se qelbesirave…

  • Paskan ricikluar kete kermen hajdut per riciklimin e Akademise!!! Hahaha kesaj po qe i thone rilindje e plehrave. Po ata te diplomuari e te doktoruarit ne universitetet perendimore cfare te bejne apo te rrine te presin tekat e ketij “Brezhnjevit”. Jo po do gte beje shtet kriepsikopati

  • ME NJE FJALE HOQEN VEQOT E PARE TRUTHARE DHE I RIPLAKEN ME KETA TE “RRINJTE”……KJO ESHTE PER TE ZAPTUAR POZICIONE STRATEGJIKE DHE SHKENCA NE SHQIPERI VAZHDON TE BEJE NE VENDE NUMERO….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!???????/
    PO KA NE TE DREJTE ATA PAK SHKENCETARE SHQIPTARE QE SHKOJNE ATJE KU I TRAJOJNE DHE VLERESOJNE SI DUHET >>>>!!!

  • Infoanalileshi , informohu me mire . Skender Gjinushi (nder te paktit e asaj kohe), ka mbaruar studimet ne Universitetet Perendimore edhe ato pas universitare , qe ne kohen e komunizmit , me Diplome te Arte . Vitin e kaluar , e ftoi universiteti ku ka studiuar ne pervjetorin e tij te krijimit .

  • Skender Gjinushi , mbas mbarimit te Universitetit te Tiranes ne matematike , mbaroi shkelqyeshem studimet ne France ne universitetin “PIERRE MERIE CURIE” te Parisit .

  • Po mire more info analitike , ti , qe nuk le njeri pa pergojuar dhe qe ne te gjitha komentet e tua , germen “y” e ben “i” , sa klase shkolle ke , a i vrare ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *