(Me rastin e 75 vjetorit të rënies në luftën Nac.Çl.)
Jovan Bizhyti
Skënder Libohova ishte ajka e djemurisë lushnjare që në vitet e para të rinisë së tij. Lindi në qytetin e Lushnjes në 7 maj të vitit 1920, në një familje të pasur, por me tradita patriotike, veçanërisht në vitet e luftës Nac.Çl., ku të tre djemtë e kësaj familje, Skënderi, Aqifi dhe Gëzimi dolën partizanë që në sinjalet e para të fillimit të lëvizjes Nac.Çl.
Shtëpia e të atit, Teki Libohova, ishte bazë e rëndësishme ku mblidheshin të rinj idealistë, shokë të Skënderit që diskutonin për aksionet që ndërmerrnin kundër pushtuesve fashistë në qytetin e Lushnjes dhe konaku i familjes Libohova në fshatin Gramsh të Lushnjes, ku familja kishte pronat e saj, ishte një çerdhe e sigurt e grupeve partizane të Myzeqesë.
Skënderi, shkollën fillore dhe atë qytetëse e kreu në vendlindje, kurse të mesmen e nisi në Liceun e Tiranës. Pas një viti mësimor, përjashtohet nga shkolla për ide dhe veprimtari revolucionare antifashiste dhe shkon në Normalen e Elbasanit. Por dhe aty nuk shkoi gjatë, pasi shpejt ra në sy të pushtetit fashist dhe u largua për të vazhduar shkollën tregtare të Vlorës. Ishte djalë i zgjuar dhe i përparuar në mësime. Ai u shqua që në bankat e shkollës për ide dhe veprimtari antifashiste. Në shkollë u njoh dhe me letërsi politike e artistike me përmbajtje revolucionare.

Të rinjtë e shkollës tregtare të Vlorës shquheshin për veprimtari antifashiste, lexonin e shpërndanin letërsi politike, zhvillonin aktivitete shoqërore, shkruanin e shpërndanin trakte kundër fashizmit, merrnin pjesë në demostrata, mësonin e përhapnin këngë patriotike atdhetare e të tjera. Midis tyre shquhej dhe djaloshi myzeqar Skënder Libohova, veprimtaria e të cilit i shqetësoi drejtuesit e shkollës dhe në vitin e fundit para përfundimit të studimeve, në 27 mars 1940, përjashtohet dhe nga kjo shkollë dhe rikthehet në Lushnje, në vendlindjen e tij.
Në qytetin e Lushnjes, Skënderi u lidh me shokët e tij Xhorxhi Robo, Hasan Gina, Sedat Ruli e të tjerë dhe të ndikuar nga idetë komuniste të grupit të Shkodrës, krijuan në 27 dhjetor 1941, celulën e parë komuniste në Myzeqe, rreth dy muaj pas krijimit të PKSH në 8 nëntor 1941. Skënderi ishte ndër të parët në të gjitha aksionet e veprimtaritë kundër fashizmit që organizoheshin në qytetin e Lushnjes.
Populli po e kuptonte gjithnjë e më mirë, se vetëm lufta me armë në dorë ishte rruga e vetme për t’u çliruar nga okupatori fashist italian dhe për këtë duhej vendosmëri, guxim e trimëri. Këtij ideali iu përkushtua një pjesë e mirë e vegjëlisë myzeqare me në krye komunistët e parë dhe patriotët atdhetarë, që vunë gjithçka në interes të Atdheut, të lirisë dhe të luftës për çlirim kombëtar.
Ndër aksionet kryesore për të izoluar pushtetin fashist në qytetin e Lushnjes, ishte ai i prerjes së rrjetit telefonik e telegrafik. Në një udhëzim që i kish ardhur celulës së partisë komuniste nga qendra thuhej: “Nata e 24 korrikut 1942 duhet të jetë natë sulmi mbi armikun. Prisni telat, shtyllat telefonike e telegrafike në të gjithë rrethin tuaj. Ky është një aksion kombëtar”. Në 22 korrik 1942, vjen në Lushnje i deleguari i Komitetit Qarkor të Durësit, Themo Vasi, që do të ndihmonte në realizimin me sukses të këtij aksioni.
U krijuan grupet e punës dhe baza e nevojshme materiale bashkë me pjesëmarrësit që do të angazhoheshin në këtë aksion. Takimi u bë në 23 korrik 1942 në mbrëmje në kodrat e fshatit Golem në afërsi të qytetit të Lushnjes. Grupet e punës dhe pjesëmarrësit përbëheshin nga shokët:
-Skënder Libohova dhe Hasan Gina u ngarkuan për prerjen e linjave telefonike që lidhnin Lushnjen me Rrogozhinën, pranë fshatit Konjat.
-Xhorxhi Robo dhe Koli Ll. Bozo për linjën Lushnje-Fier, në fshatin Savër.
-Miti Bozo dhe Ilia Zdrukthëtari për linjën Lushnje-Berat, në fshatin Karbunarë.
Në datën 24 korrik, ora 9.oo të darkës, të tre grupet u nisën për në destinacionin e caktuar dhe në orën 11.00 të natës, aksioni u realizua me sukses në të gjitha linjat e rrethit. Në 25 korrik 1942, Lushnja si e gjithë Shqipëria nuk kishte lidhje telefonike me asnjë nga rrethet e vendit. Pushteti fashist u alarmua dhe komandanti i post-komandës së xhandermarisë, Xhaferr Bali, nisi kërcënimet dhe reprezaliet ndaj fshatarëve.
Në çdo aksion e demostratë që organizohej, i riu Skënder Libohova ishte ndër të parët në krye të rinisë e të popullit. Ishte dita e 28 nëntorit 1942, festa e indipendencës kombëtare. Një grup të rinjsh të mbështetur dhe nga disa qytetarë, u mblodhën përpara ndërtesës së “Dopolavoros” dhe prej andej me thirrje e këngë patriotike vazhduan rrugën për në sheshin qendror të qytetit. Ishte demostrata e parë që organizohej dhe në ballë u prinin një grup të rinjsh, midis tyre dhe Skënder Libohova.
Turma e njerëzve erdhi duke u shtuar me këngë dhe parrulla kundër fashizmit. Skënderi hipi mbi një podium në krye të sheshit dhe mbajti një fjalim të zjarrtë antifashist. Ai i bëri thirrje popullit për t’u organizuar totalisht në luftë kundër pushtuesve fashistë e shërbëtorëve të tyre. Në këtë demonstratë ra në sy për herë të parë dhe pjesëmarrja e grave dhe vajzave. Kjo demonstratë tronditi pushtetin fashist në Lushnje dhe ngjalli besimin e madh në popull për trimërinë dhe vendosmërinë e vegjëlisë shqiptare, për të luftuar pushtuesit fashistë dhe për çlirimin e vendit.
Në një informacion që komandanti italian i xhandermarisë së qytetit, Silvio Robino, i shkruan Ministrisë së Brendshme në Tiranë, ku ndër të tjera i thotë: “Populli i Lushnjes, në mes së cilëve dhe vajza, ka banun një demostracion të fuqishëm. Populli ashtë rreshtu pas studentit Skënder Libohova, i cili ka mbajt një fjalim të ashpër antifashist, tue i ba thirrje popullit me rrok armët për mbrojtjen e pavarësisë. Në mbarim të fjalimit, janë hedhun britma nga populli, “Poshtë Mbreti”, “Poshtë Duçia”, “Poshtë Italia”, “Poshtë fashizmi”, “Vdekje e nën/prefektit dhe e kapitenit të karabinerisë”. Ky ishte i riu Skënder Libohova, që ishte kurdoherë në ballë të aksioneve, që shfaqej kudo si një antifashist i vendosur dhe që nuk jepej asnjëherë para vështirësive.
Në dhjetor 1942, u krijua në fshatin Kolonjë, Çeta e parë partizane e Myzeqesë me 23 partizanët e parë, ku Skënder Libohova ishte njeri ndër ata që dhanë sinjalin e parë të luftës partizane në Myzeqe. Dhe pasi u shtuan radhët e partizanëve, u krijuan dhe tri çeta të tjera, ku në çetën e I-rë u zgjodh komandant Halim Xheka dhe komisar Skënder Libohova. Të tri çetat partizane të Myzeqesë morën pjesë në luftime kundër ushtrisë fashiste, jo vetëm në territorin e Myzeqesë së Lushnjes, por dhe deri përtej lumit Seman në Rroskovec, në Siqece, Rozhdie e Luar të Mallakastrës kundër forcave fashiste italiane dhe bashkëpuntorit të tyre, kriminelit Isa Toska.
Më pas u krijuan batalionet dhe në shtator 1943, u krijua Grupi partizan i Myzeqesë me 4 batalione me mbi 800 luftëtarë, me komandant Rrahman Uruçi dhe komisar Spiro Bakalli. Në batalionin e II-të ku ishte komandant Koli Ll. Bozo, komisar ishte Skënder Libohova. Ky Grup partizan i Myzeqesë ishte nga grupimet më të mëdha të Qarkut të Beratit dhe mori pjesë në luftime të ashpra, veç Myzeqesë dhe në territoret e Beratit, në Sulovë e Tomorricë të Skraparit, e deri në Gorë-Opar të Korçës, në Operacionin e Madh të Dimrit 1943-44, që organizoi nazi-fashizmi kundër ushtrisë Nac.Çl. Komisari Skënder Libohova ka qenë gjithmonë në krye të batalionit në çdo luftim e betejë, duke udhëhequr me shembullin e tij vetmohues.
Nisur nga niveli i tij politik e ushtarak formuar në betejat e luftës, Shtabi partizan i Qarkut të Beratit nga varej dhe Myzeqeja, e emëroi Skënder Libohovën komisar të Grupit partizan të Shpiragut, një tjetër grupim i rëndësishëm i atij Qarku. Me ngritjen e brigadave sulmuese, Skënder Libohova kalon komisar në një nga batalionet e Brigadës së VII-të Sulmuese. Ai kudo ku shkoi u shqua për zgjuarsi e trimëri. Luftoi në çdo betejë me armë në dorë dhe u shqua si komisar i talentuar në çetat e batalionet që drejtoi. Ishte kudo i pari në sulm dhe nuk jepej asnjiherë para vështirësive.
Në luftimet e viteve 1943-44, Skënderi u plagos, por nuk u thye. Shoku dhe bashkëluftëtari i tij, Luan Qafzezi, në detyrën e komandantit të batalionit, në një poezi kushtuar shokut të tij Skënder Libohova shkruan:
“Si sot më kujtohet, në gjak me tiranin,
kur zjarrin e dendur mbi ne e lëshoi,
kur plumbi që mua më ndezi gjerdanin,
ty kockën ta preku, gjak të pikoi,
por dot s’të rrëzoi!”
Ai me plagë në trup, luftoi për çlirimin e Beratit, po ashtu dhe për çlirimin e qyteteve veriore të Lezhës dhe të Shkodrës. U trishtua kur mori vesh rënien në fushën e betejës të vëllait, Aqifit, në luftimet e Operacionit të Dimrit 1943-44, në afërsi të fshatit Dushar në lartësitë e Qafës së Gjarpërit në ditët e para të janarit 1944, në përpjekje me forcat gjermano-balliste të drejtuara nga komandanti i ballit, Maliq Dushari. Gjaku i vëllait në të njëjtën kohë i shtoi urrejtjen ndaj bishës naziste dhe bashkëpuntorëve të tyre, luftën ndaj të cilëve e vazhdoi dhe jashtë kufijve të Shqipërisë, në tokat e Jugosllavisë e të Malit të Zi.
Ishte pjesëmarrës në Divizionin e VI-të Sulmues, komisar i një batalioni, që ndoqën këmba-këmbës armikun në luftën për çlirimin edhe të tokave jugosllave. Por gjatë luftimeve, në 10 dhjetor 1944, në një nga komunikatat e Shtabit të Divizionit partizan njoftohej: “Komisari Skënder Libohova ra në vijën e parë të sulmit, duke luftuar heroikisht në lartësitë e Medunit të Malit të Zi”. Ai ra për çlirimin e vëllezërve kosovarë dhe të popujve të tjerë të Malit të Zi dhe të Jugosllavisë.
Dy vëllezër dëshmorë partizanë, Skënderi dhe Aqif Libohova, luftuan anë e mbanë Shqipërisë, por nuk e gëzuan fitoren e shumëpritur të çlirimit. Aqifi ra në fushën e betejës në fillimet e vitit 1944, viti i çlirimit dhe Skënderi në fundin e atij viti, që megjithëse populli i ynë gëzonte fitoren e shumë pritur, ai nuk e gëzoi atë ditë të bardhë të fitores. Ditët e bukura të lirisë i gëzoi nipi i tij, që sot mban emrin e xhaxhait dëshmor, Skënder Libohova dhe që banon prej vitesh si emigrant në SHBA. Eshtrat e këtyre dy vëllezërve dëshmorë, sot prehen në varrezat e “Dëshmorëve të Atdheut”.
Një lagje e qytetit të Lushnjes dhe një shkollë 9 vjeçare, mbajnë emrin e komisarit trim “Skënder Libohova”.

Botoje ne Beogra dhe Moske kete shkrim.
Shkruaje sakte historine o shoku Jovan ! Sepse Skenderi i nderuar pervec dy vellezerve, gjithashtu te nderuar, partizane kishte vella edhe fashistin Rexhai. Dhe nuk na the se cfare ndodhi pas Luftes me trima te tille si Hasan Gina apo Rrahman Ruci, qe u eliminuan duke i futur neper burgje qe t’i hapnin rrugen plehrave si ty apo Lenka Cuko qe nuk kishit asnje merite tjeter pervec servilizmit.
Me cudisni?! komentet me pozitive me bllokoni?!
(o te nderuar..KOREKTORE a kush i ben…)
Edhe per keto figura te shquara HERONJSH na bllokoni komentet a jani ne vete?! Dh Xhoga “Pasues veteran” .
Ne 10 dhjetor 1944 forcat gjermane ishin ne kufi me Austrine.Me ke luftoi ne kalane e Medunit,ky lushnjari nga Libohova.?Me trimat e Dede Gjon Lulit.
Kalane e Medunit nuk e mori dot Turqia.Aty lane kockat Zenel Gjoleka dhe Mehmet Gjoleka.Trimat e Tuzit i futen nje plumb ketij beut te Libohoves,para se ti cliroje nga shqyptaria dhe t`ja dorzoje Malit te Zi.
HALLALL PLUMBI trimat e Tuzit dhe Kelmendit,se Libohoviti shkoi si qeni ne vreshte.
Ne kete artikull shkruhet per nje familje te pasur qe u hodh ne lufte kunder pushtuesit dhe shkriu gjithe pasurine. Shtepine ne qytet qe ishte me 20 dhoma gjermanet e kthyen ne komandature dhe kur iken i vune minat dhe e hodhen ne ere.Edhe shtepine ne Gramsh me 9 dhoma e dogjen ne 1944.Rexhaiu si intelektual kreu studimet ne Itali per Ekonomist.Ai beri burg edhe ne kohen e pushtimit fashist sepse ndihmonte levizjen.Gjithashtu ne luftime me gjermanet u vrane dy vellezer Skender dhe Aqif.Diskutanti Demo cte keqe ke pare nga keta njerez.Ke humbur pasuri apo njerez gjate luftes dhe i ke dhene vendit me shume se keta o Demo.Pas clirimit babai i tyre dhe djali i madh pushteti i burgosi dhe i shtetezoj te gjitha pronat.Thuaje nje fjale Demo