Kamerat e Ambasadës Amerikane filmuan 6 përgjuesit tanë

redaktor

Skënder Tufa tregon se si survejohet ai dhe shokët e tij nga policia e SHISH; presionet, kërcënimet, distancimi i njerëzve të njohur për shkak të këtij survejimi. Madje, ndjekja deri në ambasadën amerikane ku është ankuar dhe nga pas qëndronin 6 vetë, duke habitur edhe vetë stafin. Ndjekja deri në godinën e Avokatit të Popullit, ku edhe kreu i  saj, Igli Totozani i ka dalluar vetë. Tufa thotë se ish-të përndjekurit, por jo vetëm, do të themelojnë një lëvizje politike “për të përfaqësuar elektoratin gri”.

Skënder, kemi ndonjë ndryshim të situatës që nga greva e fundit e urisë. E morët këstin që u premtua se do të jepet për pak kohë?

Qeveria nuk na ka bërë asnjë premtim. Edhe gjatë grevës nuk u pranua të hyhej në negociata me grevistët. Vetëm presioni i ndërkombëtarëve e detyroi qeverinë që të jepte një thërrime. Ne nuk kemi kërkuar këst. Ne kemi kërkuar zbatimin e ligjit. Sipas ligjit neve na takon që në çdo vit duhet të merrnim një këst nga dëmshpërblimi. Ligji 9931 në nenin 16 të tij thotë se jepet për tetë vjet, tetë këste. Ligji ka dalë në vitin 2007 dhe është amenduar në vitin 2009. Nga viti 2009 deri tani kanë kaluar katër vjet, çka do të thotë se duhet të kishim marrë katër këste, por ende nuk është dhënë kësti i dytë për të gjithë. Me këtë ritëm që ndjek qeveria kësti i tetë duhet të merret pas 30 vjetësh dhe të bëhet zhdëmtimi i ish-të përndjekurve politikë. Kjo është një lojë që bën qeveria me shtresën tonë.

 

Gazeta “DITA” pak ditë më parë ka botyar rezultatet e nje hetimi te nje institucioni ku thuhet se një skuadër  policore dhe punonjës të SHISH janë duke survejuar çdo lëvizje tuajën dhe të ish-të përndjekurve të tjerë, të cilët kanë qenë pjesë e grevës së urisë. Ju e keni vënë re këtë situatë?

Jo më larg se dy javë më parë ne ishim në zyrën e Avokatit të Popullit për të bërë një ankimim të radhës. Ishte vetë zoti Totozani që pa me sy persona që po na ndiqnin ne deri në zyrën e institucionit të tij. Ne shkuam atje për t’u ankuar për personat që na vinin nga pas dhe ata pa frikë fare na ndoqën deri në zyrën e Totozanit. Me këtë dua të them se ndjekja që na bëhet ne është e verifikuar edhe nga instanca shtetërore që merren me drejtat dhe liritë e njeriut, siç është edhe Avokati i Popullit. Edhe në këto momente që po bisedojmë bashkë, jashtë zyrës janë dy persona që më shoqëruan deri këtu. Ata rrinë 24 orë në survejim dhe unë e ndjej veten sikur jam i burgosur, si në kohën e diktaturës, vetëm se këtë herë me një burg modern që kam liri-dalje nëpër qytet. Shumë persona që janë miq të mi dhe të shokëve të grevës, tashmë na janë distancuar nga frika se po survejohen që takohen me ne. Më ka rastisur në më shumë se 10 lokale në Tiranë që sa hyjmë brenda na thonë ju lutemi mos ejani më se na krijoni shqetësim me shtetin. Ky është një persekutim tjetër që dikush për interesa të vogla na vë neve në pozita inferiore dhe persekutuese. Por dua të theksoj se ne jemi ende një shtet policesk diktatorial. Ne kemi bërë apel disa herë që duke u nisur nga këto veprime kjo qeveri diktatoriale mund të bëjë të gjitha veprimet duke rrezikuar edhe zgjedhjet që do të mbahen pas tre muajsh.

 

Jeni ankuar në ndonjë institucion tjetër përveç Avokatit të Popullit për këtë çështje?

Jemi ankuar te Komitetit Shqiptar i Helsinkit. Kemi shkuar te ambasadat. Unë personalisht kam shkuar te ambasada amerikane. Kur kemi shkuar te ambasada na kanë ndjekur gjashtë veta nga mbrapa duke u habitur edhe stafi i ambasadës. Kjo që po them është e filmuar nga kamerat e sigurisë në ambasadën e SHBA-së.

 

Gjatë një bisede që kemi pasur bashkë më folët për një projekt-ide për një grupim apo lëvizje politike që do të ketë si synim mbrojtjen e të drejtave të shtresës suaj. Mund të na flisni pak më konkretisht?

Duke qenë se jemi në hapat e para dua të flas shkurt për këtë projekt. Është një lëvizje e cila nuk ka brenda vetes vetëm shtresën e ish të përndjekurve politikë por të gjithë ato shtresa që janë të papërfaqësuara sot. Ne synojmë që të jemi një lëvizje politike e fokusuar te elektorati gri për t’i sjellë Shqipërisë fjalën e munguar. Nuk do të bëjmë asnjë premtim por do të themi se jemi ajo shtresë e shoqërisë që kemi hequr në mënyrë të drejtpërdrejtë të gjitha vuajtjet dhe marrim përsipër për të çuar në pikën zero krimin, korrupsionin dhe të rikthejmë dinjitetin kombit. Deri sa mundësi të kemi do të luftojmë për këto qëllime. Synojmë të jemi pjesë e zgjedhjeve të radhës. Javën që vjen ne do të dalim në Tiranë për të mbledhur firmat për themelimin e lëvizjes për të qenë në kontakt me gjithë qytetarët. Kjo do të jetë një lëvizje e cila do të flasë gri, do të përfaqësojë shtresën gri.

Kush janë disa nga emrat nismëtarë?

Do të ishte më mirë që të gjithë të prezantohen vetë. Në momentin e duhur do të dalin të gjithë publikisht për të luftuar së bashku.Kjo qeveri ka bërë disa premtime që nga koha që ka ardhur në pushtet në vitin 2005. Ka bërë dhe disa akte të cilat asnjëherë nuk janë zbatuar por kanë qenë thjeshtë garnitura elektorale. Edhe këshilltari i presidentit hodhi një tezë që është e nevojshme që PD të bëjë një marrëveshje të re më shtresën e ish të përndjekurve. Ne kemi e deklaruar dhe e ritheksoj edhe sot që të burgosurit politikë nuk kanë dhe nuk do të kenë më asnjë marrëveshje me PD-në. Ajo parti ka 23 vjet që e ka përdorur gjakun tonë si karburant për makinerinë e saj elektorale. Ajo na ka fyer, na ka denigruar, na ka dhunuar duke na lënë në një mjerim që na vjen turp që kemi jetuar keq në diktaturën e Enverit. Është e vërtet që në sistemin e kaluar ishim nëpër burgje, por atëherë kishim dinjitet dhe shpresonim për diçka, ndërsa sot s’kemi as dinjitet as shpresë. Ne kemi sot dy pengje politike. I pari është Perikli Shqevi dhe Asllan Patriotin. Janë dy të burgosur politik.

Cfarë ka ndodhur keto kohe me familjaret e Lirak Bejkos?

Ka dy vajza dhe bashkëshorten që nuk i lidhin një pension. Shtëpinë që i premtuan gjithashtu nuk ia kanë dhënë. Në këtë pikëpamje qeveria edhe sot vijon persekutimin e grevës. Këtu dua të theksoj një fakt i cili thuhet nën zë nga të gjithë ish të përndjekurit. Qeveria e Berishës nuk ka për të marrë një votë nga ne. Çdo i përndjekur që voton PD duhet të shkelë gjakun e Lirak Bejkos më parë. Distanca jonë me PD ka në mes gjakun e Lirakut.

Zoti Tufa, opozita shqiptare për këto zgjedhje ka futur në programin e vet edhe dëmshpërblimin për ish-të përndjekurit, gjë që ka nuk ka ndodhur në zgjedhjet e mëparshme. Si e shikoni këtë fakt ju si shtresë e të burgosurve politikë?

Për ne është e pranueshme dhe diçka pozitive fakti që parti të spektrit të majtë e kanë marrë në konsideratë çështjen tonë. Megjithatë ne kemi rezervat tona, duke patur parasysh për 23 vjet nuk është bërë asgjë dhe jemi zhgënjyer nga çdo program apo nismë, tashmë ne duam ta shohim të prekshme. (Intervistoi Erion Habilaj)

 

 

 

IMG_20130323_210008Aleanca Zgjimi Kombëtar

Gjatë bisedës që zhvilluam me Skënderin na tregoi edhe logon që do të prezantohet lëvizja politike, e cila do të quhet “Aleanca Zgjimi Kombëtar”. Logo është kjo që shfaqet në fotografi dhe pritet të bëhet publike që javën e ardhshme.

Share This Article
5 Comments
  • Zoti Skender Tufa këta punojës sigurimësa komunistë të betuar të Enver Hoxhë me testa Parti PKSH. A duhet ti di zv ambasadori Aleksandër Arvizu
    26 spiunë të Sigurimit, punonjës të Ambasadës Amerikane

    Publikuar te Enjten, 29 Shtator 2011 03:00
    Shkruar nga SOT NEWS

    Ambasada-amerikanee.Fenomeni nuk është i panjohur, por pranimi i së vërtetës është i vonuar. Në Ambasadën amerikane në Tiranë, pikërisht në tempullin e demokracisë botërore, janë punësuar 26 ish-spiunë, të Sigurimit të shtetit, ish komunistë të rrezikshëm, apo përfaqësues të ish nomenklaturës, të cilët prej 45 vjetësh, spiunuan ose dolën dëshmitarë nëpër gjyqe kundër disidentëve të vërtetë, të këtij vendi. Dhe sikur të mos mjaftonte vetëm kjo gjë, sot bie në sy se kjo ambasadë i ka hapur kanatat e saj, për pseudointelektualët dhe spiunët e shumtë të komunizmit, të cilët pas viteve 90-të synuan rehabilitimin, duke trokitur me delikatesë dhe “kulturë”, në portat e kësaj ambasade. Aq e vërtetë dhe e zakonshme është kjo gjë saqë, rreth 90 për qind, e atyre që hyjnë dhe dalin në ambasadë, janë të pajisur me dosje spiuni dhe madje, me pseudonim. Për këtë arsye, para disa viteve, Geri Kokalari, i ka dërguar një letër konfidenciale ambasadores Marsi Ries si dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, ku bën të ditur faktin tronditës për prezencën e ambasadës amerikane në Shqipëri. Sipas letrës së tij, janë konkretisht 26 punonjës të kësaj ambasade që kanë qenë spiunë, apo ish-anëtarë të partisë Komuniste Shqiptare. Kokalari, thotë se gjatë procesit të punësimit, atyre u është dhënë një formular dhe një ndër pyetjet, është ajo nëse kanë qenë anëtarë të partisë Komuniste, apo edhe ndonjë organizate fashiste. Dhe këta të fundit janë përgjigjur “jo”, por kjo ishte pjesë e mashtrimit të këtyre individëve. Sepse dihet mirë se këta 26 persona, ish- anëtarë të partisë Komuniste, u punësuan në ambasadën amerikane. Dhe personi i fundit në këtë listë ka qenë rezident në Boston.

    Letra

    Letra e shkruar me një guxim qytetar nga Geri Kokalari në adresë të ish- ambasadores amerikane në Shqipëri nënvizon se: “Disa nga ish-punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë kanë qenë anëtarë të Partisë Komuniste Shqiptare. Nga këndvështrimi im për t’u bërë punonjës në këtë ambasadë të gjithë kanë plotësuar më parë një formular kualifikimi të Departamentit të Shtetit, OMB Nr. 1405-0029. Seksioni 35 i këtij formulari shtron pyetjen: Jeni ju tani, ose keni qenë ndonjëherë anëtar i Partisë Komuniste, ose i ndonjë organizate komuniste, ose fashiste? Nga këndvështrimi im personat e listuar më poshtë mund të kenë qenë anëtarë të Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe mund të jenë përgjigjur “jo” në seksionin 35 të formularit të përshkruar më poshtë. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë këta persona kanë bërë një paraqitje jo të denjë në një aplikim punësimi, me një agjenci të qeverisë amerikane dhe nëse është kështu unë marr përsipër të them se ky është një fakt i kryer”. Kokalari e vazhdon arsyetimin dhe akuzën e tij, edhe për personat e lidhur me Kadri Hazbiun. Duke e konsideruar Hazbiun, si arkitektin e Sigurimit të Shtetit Shqiptar në kohën e diktaturës, Kokalari i ka shprehur shqetësimin ambasadës amerikane, se ish komunistët mund të kenë tashmë në këtë ambasadë spiunët e tyre. “Punonjësit në Ambasadë dhe ka mundësi që edhe të tjerë, të ishin direkt të varur nga Kadri Hazbiu, kur ai ka shërbyer si Ministër i Brendshëm nën regjimin e diktatorit komunist, Enver Hoxha. Në këtë pozicion, Hazbiu ishte gjithashtu edhe në krye të sigurimit sekret shqiptar, operacion policie që vepronte si inteligjencë dhe ushtri e fortë për regjimin brutal të Enver Hoxhës. Siç është e ditur tashmë, pjesa më e madhe, në mos të gjithë, të gjithë njerëzit që punonin nën pozicionin e Hazbiut, u konsideruan “sigurimi” dhe shërbyen si bërthamë e aparatit të inteligjencës për Partinë Komuniste Shqiptare. Ajo që është shqetësuese për këtë situatë, ka të bëjë me faktin, se ka mundësi, që anëtarë të ish-qeverisë komuniste të kenë futur spiunë në Ambasadën Amerikane”, shkruan Kokalari. Më tej, në letër përmendet edhe kryeministri Berisha, por edhe ish -kryeministri Fatos Nano, si ish anëtarë të Partisë Komuniste dhe ai, i konsideron ata, si kontigjentë të mundshëm. “Kjo mund të jetë shumë e rëndësishme sepse mund të thotë që këta individë mbajnë lidhje të ngushta me qeverinë shqiptare dhe kanë shërbyer si një rrjet, inteligjent, brenda ambasadës tuaj. Për më tepër, kjo gjë mund të shpjegojë gjithashtu, të dhënat, që ish-kryeministri Fatos Nano kishte burime inteligjence brenda Ambasadës për shkak të faktit, se ai ka qenë një anëtar kyç i ish-regjimit komunist dhe mban lidhje të ngushta me “ish-sigurimin”, vazhdon letra. Në përfundim të saj, Kokalari sqaron edhe arsyet e letrës dhe informacionit që jep. “Si qytetar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë pyes, nëse ju e investigoni këtë çështje dhe përcaktoni nëse ndonjë nga informacionet që dhamë më lart kishte ndonjë gjë të bazuar në fakte reale. Vëmendja juaj e menjëhershme dhe përgjigja kërkohet me shumë respekt”, përfundon letra e Geri Kokalarit. Kjo letër është shkruar disa vite më parë, por fenomeni vazhdon dhe Geri Kokolari me të drejtë kërkon zgjidhjen e dilemës. Sepse në një shënim tjetër ai ka sqaruar se edhe sot e kësaj dite, po të bëjmë një radioskopi të njerëzve që hyjnë e dalin në këtë ambasadë, do të shohim se ata janë pikërisht, eksponentë të njohur, në lidhjet e tyre me Sigurimin e Shtetit, pavarësisht, nga pasojat e rënda apo të lehta, që u kanë shkaktuar njerëzve të thjeshtë, në jetën private. Këtu mund të përmendim, disa pseudonime të tyre, si Holta, Çorapja, Çibuku, Çiftelia, Shkrimtari, Profesori, etj, etj. Në fillimin e viteve 90-të, në këtë ambasadë kanë kërkuar gjithashtu, ndihmë, spiunët më të rrezikshëm të historisë së diktaturës komuniste. Ata që çuan në litar, apo drejt pushkatimit, kolegët e tyre, fqinjët e tyre dhe ndonjëherë të afërmit e tyre. Përpara lëkurës së vet, ata nuk patën mëshirë për asgjë tjetër, dhe spiunimet i raportonin me letër. Ata çuan në litar shumë prej disidentëve që shprehnin vlerësim dhe mirënjohje për Amerikën, por raportet e fshehta të spiunëve i degdisën nëpër qelitë e burgjeve, apo prapa kloneve të dëbim –internimeve. Por këta spiunë nuk ngopeshin me bëmat e tyre dhe hapnin sytë lart e poshtë për të gjetur viktimën e rradhës, ndërsa në vitet 90-të, pamë se si derdhnin lot krokodili për dashurinë ndaj ambasadës amerikane. Në këtë kontekst, kontributi i Kokalarit për zbardhjen e listës së spiunëve përbën një triumf. Sepse, tregon që rezistenca e fisnikëve të këtij vendi, do të jetë kurdoherë, prezente ndaj hipokrizisë së pandalshme të zyrtarëve tanë, burokratëve, apo hileqarëve që e ndërrojnë ngjyrën e flamurit politik, sipas interesave të momentit

    Lista e spiunëve dhe ish-komunistëve të Ambasadës

    Geri Kokalari, jep një panoramë të qartë të fenomenit që mbërtheu mjedisin shqiptar, pas viteve 90-të, por ai jep edhe një listë të plotë të ish-komunistëve dhe ish spiunëve, që u punësuan në ambasadën amerikane. Këtë listë, ai e ka pasqyruar me emër dhe mbiemër. Por, për efekte etike dhe për të zbatuar korrektësinë e ligjshmërisë, ne, po i botojmë vetëm inicialet e emrave dhe mbiemrave të tyre. Kjo edhe për faktin, se ligji i hapjes së dosjeve të spiunëve, ende nuk është miratuar.

    Tabela e spiunëve të punësuar në ambasadën amerikane

    1- Astrit Pullazi, nga Tirana, ish-shofer i Enver Hoxhës

    2- Belul Cuko, nga Peshkopia, ish-shofer i Kadri Hazbiut

    3- Besnik Maloçala, nga Vlora, ish punonjës i Punëve të Brendshme

    4- Emri Baja, nga Kukësi, ish-shef i kampeve të internimit.

    5- Hasan Spahiu, nga Skrapari, ish kuadër i Sigurimit të Shtetit

    6- Selami Liço, nga Peshkopia, ish-oficer zbulimi

    7- Agim Misto Bllaci nga Gjirokastra, ish komunist Baban prokuror.

    8- Bashkim. Male, nga Erseka, ish-oficer, dhe bashkëpunëtor i Sigurimit

    9- Sadik Hasko, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    10- Veli Varfi, nga Tepelena, ish-bashkëpunëtor i Sigurimit

    11- Bardh Pada, nga Erseka, ish sekretar partie, ish punonjës sigurimi

    12- Qemal Bashkurti, nga Tropoja, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    13- Kasem Ymeri, nga Skrapari, ish komunist, ish punonjws sigurimi

    14- Albert Hasani, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sugurimit

    15- Aleko Ndini, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    16-Peti Çala, ish bashkëpunëtor i Sigurimit oficer ushtarak

    17- Shkëlqim Xhagolli, nga Përmeti, ish komunist, ish-punonjws sigurimi

    18- Hajri Mazaj, nga Vlora, ish-komunist, ish punonjës sigurimi

    19- Fejzi Hoxholli, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    20- Melsi Arrapi nga Vlora, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    21- Isa Lumani, nga Erseka, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    22- Aalek Shtëpani, nga Tirana, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    23- Muharrem Ibrahimi, nga Fieri, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    24- Halit Haliti, nga Erseka, ish sekretar partie dhe punonjës sigurimi

    25- Jorgo Kaçi, nga Saranda, ish oficer i lartë, ish punonjës sigurimi

    26- RRapo Hazizi, nga Skrapari, ish komunist dhe ish punonjës sigurimi

    Nga gazetari i guximshë Ilir Bushi

  • o Skender, kapini, zhvishini dhe lidhini ti peshtyjne njerezit si ne 97! Ta marri vesh Saliu qe Shqiperia qe ka ne mendje ky psikopat, eshte Shqiperia e tij e dhier e spiunave dhe hajdutave, jo shqiperia jone e vertete

  • Mos genjeni une njohe oficera aty qe nuk kane qene punonjes te sigurimit ju i quani sigurisma qenkeni mashtues ambasada amerikane i nje me mire se juve

  • O rrace e poshter, po doni te dilni me te zgjuar se Amerika. I nxoret te gjithe punonjsit e ambasades spiuna, po ambasadori vete cfare eshte , ndofta duhet te jete edhe ai spiun.
    Ju e meritoni denimin qe u ka dhene zoti, Kokalari, megjithse ka lindur ne amerike I paska ikur mendja, O shpifesa e ndyresyra, o njerez koti, shifni punen tuaj dhe punoni mos u merrni me brrockulla, Amerika I ben punet me koke dhe jo me B… si Shqipot, Zoti u denoft si u ka denuar.

  • Ne dijenine time Halit Haliti e ka filluar karrieren e tij si Zbulues (ne luften e Vjetnamit) kundra Amerikes qe ka ndihmuar drejtperdrejt në vrasjen e ushtarve USA e punson për ato që ka bërë???Nuk e gjej dot çfar emëri ti vë kësaj pune.Si nuk i vajti mëndja të punsonte në ambasadës ndonjërin prej femijëve që u dënuan dhe vuajtën në burgun e Spaçit,vdiqën me fjalet të rroj Shqipëria, të rroj Amerika, poshtë Komunizmi,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *