Skënder Tufa rrëfen incidentin me Berishën te komuniteti bektashi

redaktor

Festimet e 22 marsit nga ana e Partisë Demokratike nuk kanë lënë indiferentë as shtresën e ish-të përndjekurve politikë, të cilët janë të zhgënjyer nga mënyra se si janë trajtuar në këto vite. Në një prononcim për gazetën “DITA”, Skënder Tufa thotë se 22 marsi është zbatimi i vendimeve të Katovicës, duke theksuar se komunistët janë ata që qeverisin edhe sot.

“22 marsi është një zbatim i përpiktë i vendimeve të Katovicës. Partia Demokratike që nga fillimi i viteve ‘90 është tallur me shtresën e ish-të përndjekurve politikë. Ne jemi të persekutuar në mënyrën më ekstreme nga kjo qeveri. Na kanë prishur pronat, na kanë lënë pa punë dhe në fund, na përndjek edhe policia, sepse themi fjalën e lirë.

“Ne, këtë 22 mars e deklarojmë si një fatkeqësi të dytë të Shqipërisë, që i ka sjellë vetëm rrënim vendit. Edhe në diktaturë ishim më mirë sesa sot. Ka një korrupsion që ka habitur gjithë botën. Ne apelojmë se kjo që trumbetohet si ardhja e demokracisë, është ardhje e shkatërrimit,” u shpreh Tufa për “DITA”-n.

Ai ka treguar dhe një incident te komuniteti bektashi kur Kryeministrit i është dashur të shtyjë vizitën pasi aty ndodheshin ish-të përndjekurit. “Një grup prej 10 ish-të përndjekurish politikë shkuam në kryegjyshatë për të uruar ditën e Sulltan Novruzit. Ne shkuam atje në orën 10:45. Pas vetëm një çerek ore ishte planifikuar të vinte dhe Presidenti, kryetarja e parlamentit dhe Kryeministri. Ne nuk e dinim këtë dhe e pamë vendin të mbushur me policë dhe gardistë të cilët na survejuan në çdo moment që qëndruam aty dhe na shoqëruan derisa ikëm. Për praninë tonë Kryeministri e shtyu vizitën dhe shkoi atje pas orës 13:00 të ditës së sotme,” deklaroi Tufa.

Share This Article
5 Comments
  • Tufa ka plotesisht te drejte ne ato qe thote.Shqiperia eshte rrenuar moralisht ne keto 22vite, eshte shkaterruar teresisht tere baza e saj prodhuese, jane tjetersuar tere arteriet e ekonomise kombetare dhe vendi “qeveriset”, prej dy bandave ne koalicionin per ta vjedhur gjithe ci ka mbetur vendit.
    Sot ne Shqiperi kemi 55 miliardere dhe mbi 55.000 familje qe jetojne ne mjerim te plote.Familjet e tjera e shtyjne jeten me shume zorr dhe me borxhe.Jemi i vetemi vend ne bote me tpkat djerre e pa asnje lloj prodhimi vendas, qe vetmburret qeverria per arritje te medhaja se shtron rruge me pare taksash, bukurane te dukshme sa per diten e ….gershereve Valle per keta 55 vetet miliardere dhe disa familje te pushtetshme te kthyer ne milionere do te duhet te festojme 22 marsin e ketij viti, si fat qe na e solli ky surrat demokracie? Lipsur qofte !

  • Asnje nga njerezit e mi nuk ka qene i perndjekur as nuk ka punuar ne strukturat shteterore e partiake te diktatures.Te gjithe, pa perjashtim, deputete e zyrtare te te gjitha pushteteve, nga maja e piramides deri tek nje nepunes ose keshilltar vendor i sotem,jane veprimtaret aktive te pushtetit te djeshem, ose pinjojte e yre.Te perndjekurit politike nuk u lejuan te formojne parti, siç mund te ishte ideale nje e tille, qe te vinte ne fokus te drejtat e njeriut. Edhe shoqata e tyre u lodh,u dermua prej infeksionit te koleres se pushtetit.Shperblimet ekonomike qe u behen te persekutuarve nuk jane politike, ato i behen cilitdo te denuari padrejtesisht per çfaredolloj akuze tndaj tyre.Nuk e kuptoj se si ata qe nuk u perndoqen, nuk u persekutuan,perkrahesit ,ndihmesit dhe vete persekutoret u prijne te persekutuarve, u tregojne padrejtesite dhe vuajtjet qe kane hequr ne emer te pushtetit te drejtesise, lirise e demokracise.I kane terhequr per hunde , i kane kthyer ne kukulla qesharake, ashtu siç i shohim ne teatrin e komedise se sundimit shpellar, qe skenohet nga keta sojlinj rrumpalle. Mendja kolektive rri e fjetur per gjitheçka sheh e degjon sepse eshte mesuar te luftoje te keqen me te keqe, padrejtesine me padrejtesi dhe as nuk do t’ia dije se si e thellon me tej humneren dhe ndotjen ne llumin e zi.Me vjen keq per jeten tone tragji-komedi dhe turmat qe dalin e fshihen si çakenjte mbi kerma kur ulerine nje ari.Te persekutuarit e tiranise nuk kane nevoje per lemoshe, kane nevoje per drejtesi.Drejtesine nuk mundet t’ua japin çakenjte e hienat, qe kane nderruar gezofin duke u maskuar me te tjera vese dhe ligesi.

  • Une i besoj keta ish të persekutuar,sepse janë konkret,nuk shfaqin hakmarrje kunder shoqerise qe dje nuk fliste dot në mbrojtje të tyre,qofshin dhe komunistet e thjeshtë qe nuk janë,kurrsesi,në shumicë,akuzatore apo denues të tyre!Kjo ata i nderon,pasi besoj se e kane kuptuar,si shkruan dhe shtypi i huaj,se ishte Beogradi me njerzit e tij të paguar(Alia)në krah të diktatorit Hoxha,i cili ishte nacionalist komunist,por i paafte të zbulojë BANDEN e VERIUT,me rrjet të gjerë në Tirane e Shkoder,e cila per të frenuar shkeputjen e KOSOVES,nga Serbia,shpiku luften e ashper gjer brenda partise,interrnimet e qindra shqiptarve,burgjet,kampet dhe eleminimet e shumta qe u bene në harkun 10 vjecar të viteve ’70-80,gjer sa Banda mori drejtimin e shtetit,uli rrevoltat dhe protestat irredentiste ne Kosove,kurre nuk perkujtoi pioneret e lirise vrare nga UDB ne Gjermani,Isuf Gervalla,Haxhi Zeka,arrestoi legjenden Adem Jashari,duke lenë Alia pasardhësin e tij,Berishën,me projekt të UDB.Ka shumë krim dhe antishqiptari dyshia Alia-Berisha,ndaj ish të persekutuaret por dhe cdo shqiptar atdhetar,duhet të kuptojë perse mbetem të varfer,të vrare e burgosur,interrnuar e shkaterruar….Nga ketu duhet të nis kunder goditje e madhe dhe të persekutuaret janë me ne fund në front,bile me merite ne pararojë!I pershendesim dhe i garantojme se e ardhmja e tyre,familjeve të nderuara dhe shqiptareve antiberishë shpejt do të jetë krejt tjeter!…

  • Kjo shtrese shoqerore duhet te stabilizohet dhe te fitoje vitet e humbura ne persekutimin qe i bene Saliu me shoke dikur dhe tani ….Vetem nje zgjidhje qe dihet eshte shpresa ….perzenja ne 23 qershor e monstres se Tropojes

  • Sot Shqiperia qeverriset nga Tropojanet dhe jo kamunistat , keta kane ligjet e Halilit (te vllauit te Mujit ) me rremby per vete grun e Krajlit me cdo humbje dhe shkaterrimi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *