1. Derëkyçja ndaj skënderbegasve, një qëndrim i pastër politik
Në rrjedhën e kësaj fushate elektorale ku si personazh kryesor, kërkon me insistim të jetë i vetëm dhe i shenjtëruar, Sali Berisha i Sundimit, një psikozë histerie transmetohet edhe në bashkësinë e shqiptarëve që shkojnë “pas berishajt…” Mirëpo ka pjesë të kësaj bashkësie që kujtohen se bartet edhe një kujtesë e historisë që nuk duhet harruar, pavarësisht se në cilat shkallë ajo, e ka ndjerë trysninë dhe ndikimin e sistemeve shoqërore apo ideologjive. Kësillojshëm i ka ndodhur edhe një komuniteti skënderbegasish, të cilët kanë moshën e Berishës së Sundimit dhe sëbashku me të ndajnë edhe kontributet në atë sistem që shkoi (edhe pse nuk janë të barabarta !) por që duhen vlerësuar me qetësi dhe maturi. Mund të hapen udhët e fushatës së ethëshme të flamujve, sharjeve dhe “hosanarave” podiumeve, fjalimeve tërë shkumë, por nuk mund të hapen dyert e një shtëpie të kujtimit për skënderbegasit që mbushin 50 vjet nga matura e Shkollës “Skënderbej”. Atyre iu mbyll dera e Qendrës Kulturore të Forcave të Armatosura dhe çelësat e saj i mban Imami dhe “Imamët servilë të Ministrisë së Mbrojtjes.” Ata mund të përdorin mjete, deri helikopterë për qejf dhe fushatë, ata mund të ofrojnë salla dhe lektoriume, ata mund të dekretojnë shkarkim gjeneralësh, shkatërrim institutesh, ata mund të mbulojnë Gerdecin dhe sakatimin thelbor të vlerave të FA dhe 21 Janarin, gjithashtu, por nuk kujtohen, se kanë në dorë edhe trajtimin e vlerësimin e burimeve njerëzore në histori, pavarësisht se në cilin sistem kanë qënë këto kontribute. Sa dëm i bëhët çështjes kombetare, qasjes për njëjtësimit shpirtror të të gjithë breznive, duke ndarë gjithnjë me kujdes se ku ka qënë metastaza e krimit që polli komunizmi në Shqipërinë e prapambetur, por duke ruajtur me dinjitet vlerat ashtu si e bëjnë kudo në ish vendet komunsite të Lindjes.
Berisha i Sundimit i përfshirë nga kompleksi i sëmundjes së shpirtit, teksa kujton se ka qenë pjesë nga më epërmja e kohës komuniste, dhe Sekretar Partije, na dëshmon këto ditë se kriza që ai prodhon rreth e rrotull, kur kërkon në një farë mënyre “të shënjtërohet” kjo derëkyçje , doemos që ka shkaqet e veta psikike. Po jo më pak dhe “Imamët politikë të FA”
2. Berisha i Sundimit dhe psikoza e dogmatizmit të tij të dikurshëm
Kaloi kështu, një gjysëm shekull, papandehur ! Jo vetëm habi por dhe dhe uri për të përzgjedhur informacion për atë që quhet e djeshme.
“Skënderbegas”, në dëgjim të parë, ngjan më shumë me një emër epik mesjetar shqiptar se sa me një emër modern. Ekstremistë të thekur, nuk do të preferonin ta dëgjonin, por veçse të hidhnin baltë e mallkim ndaj një shkolle që në pafajësinë dhe romantizmin e moshave të reja, rriti dhe edukoi brezni ushtarakësh që nuk kryen kurrë asnjë krim, veçse plotësuan një format të ushtrisë së re shqiptare, pas Luftës së Dytë Botërore, kur rrotull, shumë herë edhe më të shumta, ishin formacionet ushtarake të Greqisë dhe ish-Jugosllavisë fqinjë, të Italisë e kështu me radhë.
Vjen një kohë, që Imamët e Sundimit, jo vetëm dëshirojnë kyçjen e derës e kujtesës, të historisë, të plagimit të shoqërisë, të minimit të tipareve të kohezionit kombëtarist, por veprojnë sipas një strategjie të projektuar.
Thinjat e skënderbegasve nuk janë vetëm një metaforë. Berisha i sundimit e ka shprehur disa herë se ai nuk dëshiron t’i kujtojë brezat e oficerëve, as të kujdeset për standartet e sotme të pensioneve, prej frikës së nostalgjisë…që mund t’i ngjitet, sepse në nënvetëdijen e tij, qëndron kompleksi i njeriut dogmatik të Sekretarit të Partisë, që kërkon të mbulojë humenrën e tij psikike që e mundon në çdo hap.
Ngjarje dramatike rrodhën pas viteve gjashtëdhjetë, vite në të cilat skënderbegasit u gjendem të veshur me uniformën, por dhe me betimin ushtarak. Ata ishin brenda epizmit për të mbrojtur Shqipërinë e re, dhe nuk ishin kurrë përgjegjës kur gradualisht po futeshin edhe brenda dogmës ushtarake që erdhi vetvetiu,prej sistemit që filloi të hante vetveten.
3. 1963 – 2013, pesëdhjetë vjet
Ishte viti 1963, kur Shqipëria ishte shkëputur, tashmë, nga Bashkimi Sovjetik dhe në izolimin e parë ne në riparim të ideologjisë,vijonin ende të këmdoheshin këngët ruse, të luftës dhe të ndërtimit, këndoheshin rusisht “si një gjuhë e dytë ! ” dhe oficerët që komëndoni thoshnin: “Mos i këndoni ato këngë !” Kish filluar vet-izolimi.
“ Dielli hyri prapa malit. (“ Solnce skrillo za garoju…”) Edhe hyrja e diellit “ prapa malit “ ishte një metaforë e dramës së madhe.
“Gjë nuk duket erdhi natë e zezë sterrë…”
Paskan ardhur skënderbegasit dhe kujtimet… Ja Kostaq Karoli, gjenaral i lartë që “tani po e përzënë si me bisht ndër shalë…”, ja Pajtim Ajazi, ish ministër, Fitim Halili Komandant i Bazës epike të Pasha Limanit, ja Novruz Sako, Ilmi Qazimi ( drejtues të shkollave ushtarake) ja Bardhyl Mezini, studjues filozof, ja Vladimir Carcani, Thoma Konduri (Drejtor i Artilerisë ) Kujtim Basho, Kujtim Laçi, Selam Haskaj ( të tre komandues të lartë e njësive ushtarake) ja: Maksut Ҫallo, Azem Ylviu, Eqerem Gaxholli, ( diplomat ushtarak ), pastaj Ali Çena, që pati fatin dramatik që të ish Adjutant i parë i Mehmet Shehut… Po mungojnë shumë të tjerë që s’janë më. Si mund të harrohet Ҫlirim Pulaj i cili ra në vitin 1981 me njëzet studentë të tjerë skënderbegas në ortekun e Fekenit.
Sa keq që nuk mund të përmenden të gjithë ata skënderbegasit e vegjël të para gjysëm shekulli që kishin ardhur nga Ҫerdhja “Skënderbej”.
Shërbim përpjekjesh, larg në kohë, ndjehet Aventura “… se si do të përballoheshin armiqë të jashtëm e të brendshëm dhe koalicione armiqësh…” pastaj lojra ushtarake pambarim, tunele dhe bunkerë të mbirë në të gjithë relievin, anë e kënd. Këtë epizëm ireal e solli ideologjia, por kurrë, fryma komëbatariste që kishin brenda vetes.
Shërbimi i Skënderbegasve si në një simetri të vërteë është i shpërndarë në të dy kohrat, pothuajse në mënyrë të barabartë, edhe në sistemin e mbërritjes së demokracisë.
Ndër ata që u është kyçur dera është edhe Kiço Mustaqi,që në një periudhë në prag të ndryshimeve të mëdha demokratike mbajti mbi supe detyrën e shtetarit të lartë si Ministër i Mbrojtjes. Ka një buzëqeshje të hidhur, që e shoqëron me fjalët: “një luftë klase e re” e projektuar dhe vijuar nga Berisha i Sundimit. Derëkyçjen e provon këtë ditë edhe një mësues i moshuar, tanimë, i letërsisë,që i ka kaluar të tetëdhjetat, Kozma Vasili i shpotive letrare, aq inspirues. Më tej, Ismet Bellova i përgatitjes fizike, ky ligjërues i fjalës së komentatorit sportiv futbollistik të epërm që s’do të harrohet kurrë.
Copëra bisedash, kujtimesh, gjestesh, nofkash, tiparesh që ndryshojnë por në thelb shpërfaqin origjinat, vijnë e trazohen në një trishtim të vërtetë.
4. Përfytyrime tragjike, me gjeneralë të pushkatuar
Lëvizin shikimin,tek kthehen pranë njëritjetrit, për t’u riformatuar si 50 vjet më parë, kur ishin aq të rinj. Ata vinim nga burime të pandotura dhe ndodhi që nga afër të shihnin, tek hynin në dyert e shkollës “Skënderbej” Enver Hoxhën ,Mehmet Shehun i egër…Pastaj gjeneralët, pas njëri-tjetrit, Beqiri dhe “dy vezë që përplaseshin…”, Petrit Dumja si shiprti i ushtrisë, që lozte futboll, basketboll në fushat skënderbegase, me një lab tjetër që drejtonte ideologjinë në ushtri Hito Ҫakoja… Pas disa mujësh, do të binin nga plumbat e pushkatimit diku larg në grykën e Vranishtit. Heronj të Luftës së dytë Botërore të cilët ishin si një parzmore epike, gremiseshin me të pabërat ushtarake, si tradhëtarë, tek mërmërinin fjalë pakuptim ndër gjyqe: Rahman Perllaku, Sadik Bekteshi, Halim Ramohito, Muhamet Prodani, Andon Sheti ,Todi Naçi; Vaskë Gjino; Abas Fejzo; Edip Ohri; Arif Hasko; Dilaver Poçi etj…dhe një vargan i tërë ushtarakësh …
Terminologjia sa vinte bëhej edhe më drithëruese; “dalje nga Traktati i Varshavës…” “Ushtari kinez Lej Fen…” “Teza të zeza të Artit Ushtarak Popullor “ “Puç ushtarak” “Tunele pafund…” “Tërheqja në male…” Këto që të gjitha, i ndërmendin Skënderbegasit. Në shkollën e tyre griseshin fotografitë, sapo vinin nga aktivi i Durrësit, shkallmoheshin muzet dhe retushoheshin imazhet, ata që kishin hyrë e kishin dalë nga këto dyer, duhet të harroheshin…Kish filluar vetasgjësimi. Këto ata i bartin me vete, e këto janë pjesë të historisë, për të cilën ata as janë nostalgjikë, por as edhe mohues të vlerave të vërteta.
5. Në vend të epilogut.
Skënderbegasit nuk janë “sehirxhinj” por ata dinë të vlerësojnë një Gërdec Ushtarak të shpërthimit korruptiv shtetëror dhe vdekjes, ashtu sikundër edhe 21 janarin ku gjeneralë të Gardës së Sundimit, oficerë të të gjithë rangjeve qëlluan mbi popullin e tyre dhe tani buzëqeshin në fushatën e virusit antikombëtar. Ndërkohë një Imam Politik ngrihej edhe kundëer të vrarëve… ashtu siç porosit sot të mbyllen dyert e assetit kulturor të FA për skënderbagasit. Berisha i Sundimit në paranojën e tij për vetveten, ky moshatari i këtyre Skënderbegasve që iu mbylli derën, lëviz tani me eskorta të tëra rojesh të Gardës së Sundimit dhe të të gjithë Policive, Shërbimeve Sekrete, skuadrileve të helikopterëve, me uniforma apo thjesht ndën petka civile të investigimeve, me grada dhe tituj në mbrojtje vetëm të një njeriu që edhe pse kaq shumë formacione e ruajnë në këtë shtet të kapur, ai prapë vesh antiplumb.
* ( Kolonel në lirim )

Të gjithë diktatorët kanë një gjë të përbashkët, “FRIKËN nga POPULLI”. Po pse vallë kur është POPULLI ai që i jep votën?!…
KETA JANE PISAT ME NE KRYE SALIUN. NJE PLAK I CMENDUR QE PER PUSHTET BEN KERDINE DHE SNJEH ASNJE PRICIP. ESHTE NJE TURP I MADH TEK E MENDON SE KEMI KANDIDATE VRASES E QE PRETENDOJNE MINISTRI SOT. ME 23 QERSHOR TE VOTOJME MASIVISHT QE TI ZHDUKIM NGA FAQJA E DHEUT KETA PISA
Ushtria eshte shnderruar ne marionete te pushtit sali per te ruajtur me cdo kusht pushtetin duke e vene ne sherbim te fushates.
E ka kthyer ne grupim militantesh ushtare me pagese, qe jane ushtare te oborrit te saliut e imamit.
Ushtria meriton t’i rikthehet dinjiteti, mbi te gjitha se jemi pjese e NATO-s dhe duhet te radhitet me krenari ne radhet e saj.
veprimtaria shkateruese e shqiperise ne planet e berishes eshte kudo ,vetem po nuk pate sy e dashuri per kete vend nuk e kupton ,persa I perket ushtrise ne cdo vend te botes ka shkolla qe mesojne e sterviten ushtaraket e ardhshem ,vetem shqiperia .e dini pse ..ky eshte plani serb per ta shkateruar vendin
Ky eshte plani i njerezve antiishtet e anti progres. Keta jane ca delexhinj qe se kane shokun, jane ca te pabese qe une si huneps do me jo se sdua, por se ata kane abuzuar me voten time. Dua apo sdua une, ka nevoje per Rilindje, e une do e ndryshoj voten time, beje dhe ti
keta sjane ne vete. keta ushtrine e kane mjet te tyrin per sherbimet qe i duhet Xenit. vrasin, presin, vjedhin e skane turp lypin serisht voten. Kjo sdo ndodhe me dhe siikur nami te behet. kjo eshte e papranueshme, eshte e turpshme.,
Kur politiken ushtarake e bejne Imamet ska si te perfundoje ndryshe! Hapsiren ajrore na e mbrojne NATO! Detin Guardia di Financa Italiane! Integritetin territorial Turqit dhe Amerikanet! Imamet e vetmja gje qe dine te bejne eshte te shesin detin, token dhe ajrin armiqeve! Te furnizojne terroristet me arme dhe te Gerdecizojne shqiperin! Turp!
Shkaterrimtari i ushtrise shqipetare nuk ka si te veproje ndryshe.
Ai nuk ka idene se nga kjo shkolle e nderuar kane dale nje plejade e nderuar ushtarakesh dinjitoze qe kane drejtuar dhe ngritur ushtrine shqipetare dite pas dite
Eshte e turpshme degaradimi i rolit te ushtarakut ne ditet e Imamit,i cili eshte kthyer ne nje vegel te tije ose ne punetore te rendomte shteti,i keqperdorur ne fushata elektorale duke fjetur ne karriget e zyrave elektorale te PD
Largimi i 3 ushtarakeve te larte ishte shemulli i mosdakortesise se tyre me imamin dhe berishen.
Ishte mosdakortesi me menyren se si perdoreshin forcat e armatosura te nje ushtrie vendi anetar te NATO.
23 qershori do te jete fundi Imameve dhe Nishaneve te vegjel ..
Ushtria shqiptare eshte shkaterruar nga keta hajvane qe vene per miistra qe nuk dine nga lidhet gomari…Shit me ato municione,e shkretuan ushtin dhe parat i derguan ne xhpat e tyre, shteti po me arken bosh mbeti.
Shqiperi duhet te rilinde,ushtria e ka me se nevoje te rilinde.E shkaterruar e lodhur e diskrimiminuar e keqperdorur ajo po del nga misioni i vertete,garantimi i integritetit te vendit dhe bashkerendimi i misioneve me aleate,eshte kthyer ne brigade e Imamit,per te hedhur zhavorr elektoral rrugeve te Elbasan
Imam ballajdia e ka privatizuar ministrine e mbrojtjes, ushtria ne sherbim te fushates me urdher te Imamit……Ushtija jone neperkembet cdo dite, ndersa Berisha nuk resht se permenduri se jemi vnd antare i NATO-s, keshtu trajtohen forcat ushatarake ne vendet e tjera te natos zotrote? sigurisht qe jo.
Ushtija jone ka degraduar ne nje pike qe eshte turp ta permendesh edhe si emer…Eshte normale kjo gjendje e mjerane e forcave ushtarake perderi sa ne krye te ministris kemi nej njeri si Imami….Duhet Rilindje qe ti Rilindim edhe forcat e armatosura shqiptare per ti bere te denja per nje vend antare te NATO-s.
Sa mire ka mesuar te flas e te shkruej shqip Myslim Pashaaa.
arben imami dhe sali berisha e kane shakterruar shqiperine 4 ciperisht ndaj eshte komplet e pa pranueshme kjo qe ka bere qeveria e ketyre maskarenjve qe e kane shakterruar sistem e forcave te armatosura dhe nuk po e lene en kembe
ushtria jone nuk eshte fare dinjitoze pavarsisht se eshte ushtria e natos dhe qe duhet te ket eprofesionalizem e jo te perdoren ushter per zgjedhje dhe per politike ndaj kjo qeveri nuk meriton asgje
shqipatret duhet ti ajpin nje goditje te forte kesaj qeverie persa i perket lenies pas dore qe i ka bere ushtrise se vendit dhe duhet t embeshtesin alternativen e eedi rames e partise socialsit eper rilindjen e saj
I nderuari Z.Myslim Pashaj! Jetojme ne nje situate te TURBULLT. Nisur nga titulli i shkrimit Tuaj do te korigjohej qysh ne krye, ku duhej te shkruhej “…TE FORCAVE TE C’ARMATOSURA”! Duke u perpjekur te cani ne nje Terren me FERRA e DRIZA, qe Ju e quani “Demokraci”, Ju ngaterroheni me Kembet Tuaja! Jo nje here! Ne mes te tjerash, shkruani:-Sherbim perpjekjesh, larg ne kohe,ndjehet AVENTURA “…se si do te perballoheshin armiq te jashtem e te brendshem dhe koalicione armiqsh…”, pastaj lojra ushtarake pambarim, tunele dhe bunkere te mbire ne te gjithe reliefin ane e kend. Kete epizem ireal e solli ideoligjia, por kurre fryma kombetariste, qe kishim brenda vetes (?!) Cuditerisht, 10 vjet me pare, me 3 e 4 Nentor 2003, ne ‘Panorama’ Zoti(Shoku) Lisen Bashkurti shprehej se “Permes nje tranzicioni njevjecar, mjaft fleksibel, Shqiperia kaloi nga diktatura ne demokraci pa konflikte te thella, pa gjakderdhje, pa rrenime dhe katastrofa sociale e ekonomike!” Ne moshe i kalova trecerek shekulli. Punova per afro 51 vjet ne sektore te Mbrojtjes e Naftes Nuk mohoj Arritjet ne periudhen qe Ju e quani DIKTATURE. Ju uroj Juve dhe Z. Lisen t’a gezoni ‘DEMOKRACINE’!
kam pershtypjen se Berisha ka pasur ambicje te behej oficer.Sesi nuk eshte bere mbetet per tu zbuluar,por duket qe e ka peng kete pune.Se ja,ia arriti te komandoje shtetin dhe jo pak,por nja 13 vjet realisht,por kurre nuk pati staturen e nje komandanti,as autoritetin e komandantit.Tjeter eshte te kesh”spaleta”me shume yje e shirita,tjeter te kesh autoritet komandanti.Shkolla Skenderbej u shkri ne 1991,nga fundi degradoi fare me ato racionet e ushqimit me te vogla se burgu i Spaçit.Mbaj mend nje komisra nga Vranishti qe e kishte zakon te na hapte çarçafin e propagandes 2 ore perpara menses,sa uria e hapte gojen si ulerima e Munch.Sidoqofte,kujtimet e kalvarit mbeten me te mirat.Perpos mundimeve dhe privacioneve te shumta,shkolla Skenderbej ushqeu breza te tere me tradita patriotike dhe solidariteti qe jane edhe sot shembull frymezimi.Respekt per ju Z.Myslim Pasha,ndjej keqardhje qe gazeta e atehershme”Luftetari”nuk ju ka dhene mundesine dhe hapesiren,se duket qe keni pasur talent ne artin e te shkruarit.
Te lumte dora e mendja o Myslim Pasha! Ishe dhe mbetesh nje shqiptar me plot kuptimin e fjales, nje shkencetar, publicist dhe nje skenderbegas ne piedestalin e historise se asaj shkolle aq dinjitoze e famoze.
Ne kete artikull ke shkruar me nerv atdhetar, dhe , edhe pse me ca mllefe qe mund te sfumoheshin,objektiviteti shkencor i atyre qe trajton nuk humbet kurre. Ti je dhe do mbetesh nje poet i shquar i ketij trualli epik me flamur kuq e zi, ndaj dhe respekti per ty do te rritet edhe me shume.
Gjeja me e mire qe mund te bejme ne tani, eshte ta injorojme sali sundimin dhe servilet e tij, duke e lene ne erresiren e humneres se vet, ne ndotesiren qe krijoi dhe qe do ta mbuloje me turp.Nuk ka pse te haje me kohen e shqiptareve nje emer kaq tragjedisjelles.
Niko