Skënderbejada e ditëve me vapë

redaktor

Çapajev Gjokutaj

 

Nëna e Skënderbeut ka qenë sllave. Këtë e thotë Mustafa Nano.

Nuk është se ka bërë kërkime në arkiva. As ka shoshitur gjithë burimet dhe autorët që flasin për Vojsavën, për gjenealogjinë e Kastriotëve, apo për zakonet që rregullonin martesat e princërve arbër.

Si të gjithë ne që s’jemi të atij zanati, dmth historianë, edhe Nano ka lexuar ca pak libra për Skënderbenë. Kjo duket se është njera nga arsyet pse kuturis e thotë pa mëdyshje se Vojsava është sllave.

Këtë pandehmë, të thënë e të rithënë në shekuj, nuk e artikulon në ndonjë studim shkencor, as në ndonjë kumtesë aktivitetesh akademike. E ka thënë në mes të vapës, buzë detit, në nje bisedë me studentë në Vlorë.

Këto e të tjera rrethana nuk i ndalin mediat që që të bëjnë lajm e të japin berihajn: Mustafa Nano thotë se nëna e heroit tonë kombëtar qenka sllave!

Dhe nuk rezulton lajm dosido. Kikohet me dendurinë e të shtënave të kallashit dhe jehon si kushtrim për hordhi komentuesish anonimë.

Këta atdhedashës kalibri dhe shqiptarë namusqarë turren në sulm. Janë armatosur jo me shpata, as me kallashë, po me një shqipe mjerane që shkëndijon nga të sharat me libër shtëpie. Por sharjet dhe, përgjithësisht emocionet s’janë argumenta dhe e ndihmojnë diskutimin si uji zjarrin.

Po le t’i lëmë mënjanë qesënditë. Mbase ka ardhur koha që Skënderbeun t’ua lëmë historianëve. E kam fjalën për Skënderbeun real, atë të shekullit XV.

Historianët mund të gjurmojnë e të gjejnë në se nëna e heroit ishte sllave apo shqiptare, në se ai vetë ishte i shkurtër apo i gjatë, sa dhe si nxiteshin veprimet e tij luftarake nga ideale fetare, etnike, interesa ekonomike etj. etj.

Sa i takon Skënderbeut tonë, asaj figurës zulmëmadhe që ka krijuar imagjinata e shqiptarëve, duke nisur sidomos nga shek. XIX e deri më sot, s’ka pse merakosemi. Pa le më të trembemi e të nervozohemi.

Ka qenë dhe do të jetë përherë në mendjet dhe zemrat tona. Si një gurrë ujëplotë do vazhdojë të gjenerojë ligjërime dhe energji për të gjitha kauzat.

Do nxisë shumicën e shqiptarëve të ndihen një fis e një farë. Do kontribuojë në zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare, mbetur në mes të rrugës.

Do ulet më poshtë e do ndihmojë të dobëtit e të nëpërkëmburit të ndihen mirë, se janë pasardhës të tij.

Do ngjitet lart e do nxisë të diturit të flasin për identitetin europian të shqiptarëve, të shpjegojnë mistifikime dhe të tentojnë dekonstruktime ala Derrida, paçka se shpesh nga ky i fundit s’kanë lexuar veçse ndonjë citat aty-këtu.

Do u ndihë dhe mediave mediokre të bëjnë lajme në periudha vape e thatësire.

Share This Article
12 Comments
  • Si s’ka thene njeri deri tani emrat e antareve te Byrose Politike te Shkenderbeut? A dihet me sa veta e kishte Komitetin Qendror dhe sa here ne jave diskutonte ne Parlament? A e kishte zakon te vishte atlete kur takohej psh me Papen e Romes, ose me Mbretin e Napolit? A i pelqenin makaronat aq shume sa te hante me nje pirun ne pjate? Une si komentues anonim mendoj se keto jane ceshtje shume te rendesishme qe dijetaret dhe studiuesit e sotem te na japin nje pergjigje.

    • Pas debatit per origjinen e Skenderbeut, MUQ deliranti doli me buze te kuqe dhe e humbi komplet gjakftohtesine, gje qe e shfaqi duke sulmuar verbalisht te pakten dy intelektuale te njohur.

      Aq ja pret, aq beri !

      Kalimi ne kete pike kulminante ishte, per mendimin tim, nje degradim i pafalshem nervor. Kush provokon publikisht ndjenjat e qytetareve ne ate lloj forme sa te atakoje heroin kombetar Skenderbeun, ai sigurisht qe e ka planifikuar me pare, se pas saj mund te marre reston qe meriton.

      Kjo resto, ashtu sic pritej, erdhi ne forma nga me te ndryshmet. Sejcili me stilin e vet. Sejcili me formimin e vet.

      Une lexova shume prej tyre. Ndryshimi ishte vertet si nata me diten, pavaresisht se objekt kritike me se shumti rezultonte individi si iniciator. Fundja kjo ishte dhe llogjike, se komentuesit s’jane medoemos historiane qe te dine te trajtojne me kompetence thelbin e ceshtjes. Komentuesi ta thote troc “Or ti boll se na cave trapin! – dhe pike. C’te keqe ka ketu. Perkundrazi. Personalisht preferoj gjuhen popullore, pse jo dhe ate te rruges. Sa mire qe s’jane te gjithe njerezit njelloj – thone shpesh gjermanet…

      Adrian Vehbiu beri pshm. nje analize qe te linte pa fryme, duke ruajtur etiken dhe sensin e komunikimit me lexuesin. Vetem qe shkruante ne fund “Mos e vidhni ju lutem”, nuk na u dha mundesia te citonim asnje nga argumentimet e tij pikante.

      Moikomi eshte nje intelektual aq i formuar, te cilit pervoja, morali dhe edukata nuk do t’ja lejonte kurre te binte ne rangun e nje deliranti, qe ka perfituar te behet i njohur ne publik fale ofertave tinxare qe i bejne mediat e shitura.

      Te dy, si Adriani dhe si Moikomi dallohen per qartesine dhe thellesine e mendimeve te tyre. asnjeri prej tyre nuk u morr me individin (Mu.N.). Ata u morren, dikush me shume e dikush me pak me trajtimin e ceshtjes.

      Te njejten gafe qe beri MUQ provokatori, te njejten gafe mendoj se ke bere dhe ti. “Artikulimi” yt eshte sa banal, po aq dhe i pa pranueshme per lexuesin.

      Po le t’i lëmë mënjanë qesënditë… Cfare arrite ti me perzierjen tende ne kete debat?

      A do ta them une?

      NJE LESH !

      Hahahaha. Sorry, sorry… Artikulim i dobet nga ana ime, e kuptoj dhe vete, por e bera me teper per te ngacmuar pak.

      O ÇAPAÇUL

      C’te hyn ne xhep ty se me cfare gjuhe shkruajne komentuesit. Qofshin dhe anonime. Kush je ti qe kerkon te vendosesh se cila gjuhe eshte prioritare per forume, dhe cila jo?

      Mire se MUQ pordhaci na e ndoti ambientin me profecite tij te cuditshme per VOISAVEN (kush ta tha ty qe e kishte Vojsava?), po ti o analfabet i padobishem, perse kerkon te besh “linguistin shqiptar” (dhe njekohesisht adjutantin) duke balcamosur gjuhen latine?

      Shko mer ÇAPAÇUL freskohu ke Lana se te paska ra dielli ne koke me duket…

      • Jeta kuptimplote e Verdian Arbiut

        Rrëfimi i mëposhtëm është fiksional.
        Nuk përshkruan persona dhe/ose ngjarje reale
        edhe pse duket sikur kjo nuk është e vërtetë.
        Kush mendon se njeh ndonjë prej personazheve
        e ka përfundimisht gabim.
        I

        Mjeku i njohur obstetër Zheni Goli e kishte pritur me padurim çastin kur gruaja e re e kolegut të tij psikiatër Uvil Arbiut do të lindte fëmijën e parë. Rrënjët e padurimit të tij gërshetoheshin me kërshërinë fëminore që e kishte kapluar mjekun qysh ditën që kishte parë gruan e kolegut. Hunda si shqiponjë dhe sidomos qimet e zeza nën hundën e gruas i kishin ngjallur atij dyshime rreth gjinisë reale të gruas. Kur mori vesh se gruaja kishte mbetur shtatzënë u qetsua disi, por kurreshtja për të parë me sytë e tij ç’fshihesh nën fustanin e saj nuk i ishte mpakur.
        Lindja e fëmijës shkoi normalisht, madje edhe më lehtësisht nga ç’e kishte menduar doktor Goli. Gruaja kishte pasur një zgafellë për zili nga e cila mund të dilte fare kollaj edhe ndonjë bostan i stërmadh, e jo më Verdiani kërthi, pesha e të cilit me siguri nuk i kalonte dy kilogramët. Emrin e fëmijës e kishte vendosur vetë doktor Uvili qysh ditën që mësoi shtatzaninë e gruas së tij. Për hir të adhurimit, motivi i vërtetë i të cilit nuk u mor vesh kurrë, që kishte për operën “Rigoleto”, rrjedhimisht për kompozitorin e saj Xhuzepe Verdi, fëmija e tij e parë do të quhej Verdian, po të ishte djalë, Verdiana po të ishte vajzë.
        Emrin e kishte vendosur vetë doktori. Mbiemrin e Verdianit e kisha vendosur unë. Kur ishim të rinj një shoku im i ngushtë u ngatërrua me një aktore të Teatrit Popullor. Ajo kishte një vëlla që e quanin Arbi. Mua mu fiksua ky emër i padëgjuar më parë dhe vendosa që nëqoftëse do të shkruaja ndonjë herë historira, tregime a prralla, këtë emër do ta pavdekësoja në një nga personazhet. Kështu meqë Verdianit nuk ia ndyshoja dot emrin, vendosa të përdorja për mbiemër të tij emrin e heroit tim të vjetër, duke ia ndryshuar kështu mbiemrin doktor Uvilit. Babagjyshi im qe rri-rri dhe hedh ndonjë vështrim në ekranin e laptopit tim, sapo më tha: “E kujt i duhen këto trapllëqe që shkruan ti mor bir”. Unë i thashë: “Kam përshtypjen se e bëjnë botën në të cilën rrojmë pak më të mirë dhe më interesante”. Ai tundi kokën dhe lëshoi gazra me zhurmë duke dalë në ballkon.
        Gëzimi në shtëpinë e doktor Uvilit ishte i papërshkrueshëm. Verdianin e shtruan në një shtrat të vogël të bardhë që e kishte sajuar vetë zdukthëtari i Spitalit Psiqiatrik në shenjë nderimi për doktorin. Rakia u derdh lumë e këngët popullore e sidomos ato patriotike tundën mëhallën. Një studiuesi të mëvonshëm të jetës së Verdian Arbiut iu tek të lidhte këtë çast fillestar të jetës së Verdianit me qëndrimet konsekuente të tij kundër teprimeve patriotike. Vërtetësia e kësaj hipoteze nuk është demonstruar ende, megjithëse askush deri më sot nuk ka qënë në gjendje që ta hedhë poshtë plotësisht.
        Thonë që natën që lindi Verdiani, një ish hoxhë vdiq në Kavajë, një mësuese letërsie u çmend në Rrogozhinë dhe një gjeolog theu këmbën pikërisht poshtë gjurit teksa kthehej nga nje galeri në minierën e Rubikut. Këto fakte u bënë të ditura më vonë, por as filozofi Gafur Nata nuk mundi të gjejë ndonjë lidhje shkakësore midis tyre dhe lindjes së Verdianit. I vetmi detaj që dukej sikur i lidhte këto ndodhi ishte fakti qe emrat e të tre këtyre personave fillonin me V.
        Ik or babagjysh e më lerë rehat. Përgjigja është po ajo që të dhashë pak më parë. Babagjyshi lëshoi një të dytë, edhe më të fortë se të parën.

        II

        Fëmijëria e Verdianit filloi si fëmijëria e çdo fëmije tjetër. Ditën e parë thithi qumësht sa herë që i dhanë e i ndoti shqytkat aq herë sa i erdhi për të nxjerrë. Ditë si këto u përsëritën e u përsëritën pa ndonjë kuptim të veçantë dhe padyshim Verdianit kur i kujtohej kjo i vinte shumë inat. Gjithë ato ditë i kishin shkuar dëm dhe ai nuk kishte bërë as përpjekjen më të vogël për të punuar për reputacionin e tij të ardhëm.
        Miku i ngushtë i Verdianit, Klodiani kur po lexonte dorëshkrimin më tha: “A nuk po e tepron?” Vërejtja e tij mu duk pak autoironike. Ai vetë në një moment “çfarë ka barku, e nxjerr bardhaku” më kishte rrëfyer se si ai vetë, Klodiani pra, po të kishte mundësi të kthehej prapa në kohë do të bënte pikërisht këtë, dmth do të shkruante nje esse (a sprovë si i thonë këta maniakët e komisioneve gjuhësore) rreth harxhimit kot të kohës nga fëmijët e moshës 0 – 100 ditë, dhe se si do ta ilustronte këtë me shembuj nga jeta e tij e asaj periudhe. E përse Verdiani duhet të mos e mendonte këtë përderisa kjo i kishte shkuar ndër mend Klodianit?
        Babagjysh, ik e pirdhu tashti.
        Ditën që Verdiani mbushi 15 vjeç dhurata që i kishte përgatitur i ati e mrekulloi, e la praktikisht pa frymë. Ishin 132 fletë ku ishin transkriptuar me alfabetin fonetik ndërkombëtar të gjitha belbëzimet, të qarat dhe zhurmat e tjera që Verdiani kishte prodhuar në ato 100 ditët e para të jetës së tij. Regjistrimi ishte kryer në një magnetofon të markës PHILIPS me shirita që doktori e kishte porositur posaçërisht në Amsterdam, kurse transkriptimi ishte kryer nga specialisti i fonetikës dhe mësuesi i Gjuhës në gjimnazin më të mirë të Tiranës Dhori Mahu. Profesor Dhori e kishte studiuar materialin per 10 vjet rresht. Kishte perfshirë në atë punë edhe një specialist kosovar, të cilit më vonë ia kishte fshirë emrin nga frika se mos akuzohej si agjent i jugosllavëve. Fatkeqësisht puna e tyre nuk kishte dhënë asnjë përfundim konkret.
        Kjo nuk e kishte demoralizuar doktorin. Ai kishte besim të patundur se në mos tjetër, vetë i biri kur të rritej do të ishte në gjendje t’i deshifronte ato shënime, sidomos edhe bazuar në kujtesën fenomenale qe Verdiani shfaqte sa herë e pyesnin për ngjarjet e fëmijërisë. Besimi i ishte shtuar doktorit kur Verdiani kishte njohur një lugë me bisht të shtrembër me të cilën e ëma e ushqente kur ishte një vjeç e gjysëm dhe që kishte humbur diku nëpër shtëpi. Vërtet kjo ishte mjaft kohë mbas 100 ditëve të para të jetës së Verdianit, por gjithsesi mund të shihej si një parametër i aftësive të tij të hershme kujtesore.
        Dëshmi rreth kujtesës fenomenale të Verdianit në periudhën e fëmijërisë dha me plot bindje edhe shoku i tij i fëmijërisë Ramboja, i cili konfirmoi se Verdiani kur ishte i vogël dhe luante damë me detyrim e përcaktim me Rambon mund të riprodhonte deri në 40 lëvizje të njëpasnjëshme të lojrave të luajtura më parë, mjafton t’i kujtoje datën ose ditën e javës kur ishte zhvilluar loja.
        Doktori nuk e dinte se me dhuratën që i bëri të birit ia përcaktoi përfundimisht të ardhmen. Verdiani vendosi që këtij thesari të çmuar që ia kishte ruajtur familja t’ia rriste vlerën, jo vetëm duke e deshifruar me kujtesën e vet fenomenale, por edhe duke e ekspozuar si një provë të talentit të tij të hershëm, sepse ishte i bindur që deshifrimi i materialit do ta demonstrone haptazi dhe pa mëdyshje këtë fakt deri atëhere pak të njohur dhe aspak të pranuar.

  • Capken je more Capajev,

    “u ke rene kokes” atyre qe shkruajne me “ate shqipen mjerane”, atyre anonimeve qe argumentojne me liber shtepie, atyre qe nuk kane asnje argument historik ne mllefin e tyre te shprehur.
    “I ke rene pikes” kur thua se iu duhet lene historianeve kjo teme, sepse as Zotrote nuk qenkerke ekspert i kesaj fushe.
    Por, kur nuk qenkerki eksperte, kur nuk dini se cfare llomotisni,, cfare kerkoni atehere, me ate gjuhen e gjate prej atyre grave te keqija?
    Ata anonimet e internetit, ata me liber shtepie o Capajev,,,jane te vetmit qe mbajne me buke capkenet atje ne memedhe. Shqipja e tyre, mund te te duket e cale por zemra e tyre eshte sa ato malet e atij vendi, qe kane lene pas.
    Kur e shohin ate vend, te perdhunohet mga Mustafet e semaforeve, kur perjetojne shkerdhatokracine e provinces te shitet si dicka qe ia vlen te merret seriozisht,,,revoltohen dhe u gulcon zemra shqiptare.
    Nuk i vjen dem vendit tone, nga shqipja e tyre me liber shtepie. E keqja jone, gjendet ne peshtiresine e qenies se figurave qe skaliti ky tranzicion trotuaresh.
    Figurina te tilla, nxjerrin gjithcka ne shitje. Gjithcka. Heroi kombetar, nuk ben perjashtim per ta.
    Avokati te mbare Capajev. Ke zgjedhur “mandant” interesant.

    • Troplini,mustafejve e capajeveve i ka reni dielli ne koke,mezi presim te marrin honoraret per bajgat qe nxjerrin brenda lloit

  • Ja po te jap une nje kujtim te vertete si vishej Skenderbeu,o plaku xhuxhumaku,jo prej burime serbe,por nga vete peshkop Noli.Banoret e Romes e kane pare Skenderbeun ne dimrin e vitit 1466 te veshur me nje zhgun te vjeter,te mplakur e te rregjuar,ashtu si duket ne portretin e Altissimo ne galeria degli Ufizzi ne Firence.Flitet se ne kete peridhe e ka pikturuar piktori i njohur Gentile Belini,por asnje nga portretet qe shiten ne emer te tij nuk e justifikojne kete.

    • Ti o demo qeke demo me verte, e kush te pyeti ty si dukej Skenderbeu. Pyetjet e mia kishin te benin me tjeter gje, po ti paske IQ shume te larte dhe e thithke ironine flurthi.

  • Zoti Gjokutaj,

    Parimisht ti je ne “rregull”,

    por neutraliteti juaj kur nje rrugac sulmon ne menyre denigruese nje nga figurat me te njohura te kultures se sotme shqipetare duket disi i cuditshem, mund te them oportunist.

    Duke bere intelektualin zotrote shqetesoshehs per komentet tona te “forta” kunder rrugacit Muc, por nuk shqetesohesh per komentet e rrugacit mutc kunder Moikom Zeqos.

    Ne politike dhe ne historine e nje populli ka caste kur duhet te jesh neutral, por ka momente lur neutraliteti bie ere. Kur duhen vene pikat mbi i, duhen vene pikat mbi i, qe i-ja te duket qe eshte i e jo dicka tjeter or zotni.

    Pershendetje,
    Nero

    Ne kete rast, neutraliteti tuaj bie ere.

  • Pavaresisht se nga cfare u nis Muci, dy gjera duken qarte

    1. Nena e Gergj Kastriotit, nuk eshte del te jete aspak serbe ! Nga cfare u tha e nuk u tha nuk anonte qe nuk anonte ndonje e dhene e sakte pro kombesise serbe.

    Duke klikuar keto dite ne internet me kapi syri nje material ne wikipedia ne anglisht ku Vrana Konti paraqitet fisnik napolitan dhe qe ka emer sllav ! Vazhdova te klikoj po aty dhe lexoj qe Vojsave eshte ne lidhje gjaku me Vrana Kontin..tani ajo eshte shqiptare? napolitane? Apo ndoshta bullgare? Po ti referohemi cfare kap syri ne klikime dalin shume versione, madje edhe vet Gergji Kastrioti ne ndonje rast e nxjerrin puro serb, kjo per merite edhe te sponsorizimeve serbe. Kush nuk eshte 100% i sigurte me mire mos te genjejē veten nga disa klikime dhe te preke tema ku duhet te flasin vetem historiane profesioniste.

    2. Lumë komentesh kunder Mucit, ndonjehere edhe jashte etike, por ne fund te fundit kjo tregon qe Shqiperia ka njerez qe e duan, le te shohim thelbin e gjerave

    Dhe tani per per merakun e Mucit se ndonjehere shqiptaret duke luftuar me otomanet kunder serbeve u paskan bere keq atyre..
    te njejten gje ne beme perseri edhe vetem para 20 vjetesh, u beme keq serbeve sepse ishim ne aleance me Naton per te kthyar shqiptaret ne trojet e tyre pas spatrimit serb te te gjithe popullsise shqiptare ne Kosove, spastrim ky qe vazhdonte herepashere qe prej shekullit te 7 sa here serbet kishin dhe kane mundesi
    A eshte ndier keq Muci, kur ne u beme keq serbeve qe i dhame gjithe infrastrukturen tone aeroportuale ne dispozicion Natos dhe aq sa mundnim tjeter te ndihmonim kunder serbeve?
    ne lidhje pra me keqardhjen qe ndien dhe nuk e mban dot pa shprehur Muci, nuk do ishte aspak cudi qe ndonje akademi franceze ti akordonte ndonje medalje kalorsiake si edhe ajo qe iu akordua Rames pak kohe më parë nga shteti francez per kthimin e shikimit drejt serbise, pikes se dobet se frances

  • Nuk e ka tendenca ky fshatari i Skraparit ate qe shkruen.Dikush ja ka diktue ato qe shkruen ky turkushaku Nano qe fatkeqsishit flet shqip.Edhe nje me ben pershtypje . Pse nuk e therrisni ne emrin qe i kan vene prinderi,po ne emer qe i ka vene turku.Edhe kjo nuk eshte e pa qellimshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *