Skënderbeu afron sulmuesin brazilian Leite

redaktor

Skënderbeu reagon menjëherë pas humbjes në “Reshit Rusi”, në ndeshjen e parë zyrtare të kampionatit për vitin 2016.

Përballë Vllaznisë, që lufton për mbijetesë, kampionët e vendit nuk ia kanë dalë të fitojnë në dy ndeshje radhazi, brenda një jave, duke dëshmuar se ikja e Olayinkës dhe e Berishës i ka prishur ekuilibrat.

Ndoshta është herët për ta thënë këtë, sidoqoftë presidenti Takaj nuk ka hezituar më, por ka arritur akordin me një sulmues brazilian, me shumë eksperiencë. 29-vjeçari Andre Luis Leite do të jetë futbollisti më i ri bardhekuq.

Braziliani do t’i bashkohet Skënderbeut në stërvitje pas dy ditësh. Njëkohësisht, me juglindorët e Mirel Josës janë bashkuar tashmë paraguaiani Argel Orue dhe nigeriani Nuredin Orelesi.

I pari vjen për herë të parë në Shqipëri, ndërsa i dyti rikthehet në Korçë, ku ka shkëlqyer në tri sezone si kampion. Të dy zhvilluan dje seancën e parë stërvitore nën urdhrat e trajnerit Mirel Josa.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *