Skënderbeu barazon me Teutën, Partizani mundet nga Bylisi

Dita

Skënderbeu tashmë duket i sigurt drejt titullit të radhës në kategorinë Superiore. Korçarët barazuan në Durrës 1-1 me Teutën dhe përfituan nga humbja e Partizanit në “Qemal Stafa” nga Bylisi për ta çuar në 5 pikë diferencën.

Ishte parashikuar një ndeshje e vështirë për Skënderbeun në Durrës dhe ashtu rezultoi në të vërtetë. Edhe pse Latifi shënoi në pjesën e parë, ekipi i Maganit reagoi në pjesën e dytë, duke barazuar rezultatin në minutën e 61 me anë të një penalltie të kthyer në gol nga Lena.

Megjithatë, edhe pse Skënderbeu u ndal në Durrës, Partizani nuk diti ta shfrytëzonte këtë mundësi të artë për të shkurtuar diferencën. “Të kuqtë” u mposhtën në “Qemal Stafa” 1-2 nga Bylisi i parafundit në renditje.

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *