Skënderbeu bën histori, kualifikohet në Champions

redaktor

Një gol i Nuredin Orelesit kater minuta nga fundi i shteses se sfides 120 minuteshe, i dha Skenderbeut kuroren e triumfit te kalimit te turit te dyte te fazes Champions League. Kur te gjithe e mendonin se korçaret e kishin te veshtire me azeret e Neftchi, per shkak te peshes se faneles dhe eksperiences, ndodhi edhe mrekullia. Shqiptaret luajten me emocione dhe frike per gati 80 minuta, por nje karton i kuq per kundershtaret kthehu takimin ne shtesen e 90 minuteshit. Me tej shtesa 30 minuteshe foli e gjitha perkorçaret qe paten raste te shumta mePejiç, Morinen, Shkembin dhe te tjeret, por pa rezultat. U desh dalja para e Orelezit, i cili ne minuten e 114 humbi nje rast te paster, por nuk ndodhi kjo gafe dy minuta me pas kur nje gjuajtje predhe, pak e devijuar nga miqte, mposhti portierin azer qe deri ne ato momente ishte heroi. Tashme Skenderbeu perballet ne turin e trete me nje tjeter skuader lindore, Shaktjer te Kazakistanit. Kjo e fundit beri surprizen pasi eleminoi sot te fortet e Bate Borisov, e pranishme sezonet e fundit ne fazen e grupeve te Champions. Ne leter Skendebeu paraqitet i barabarte dhe kalimi i ketij turi mund ta çoje ne grupe per here te pare.

Share This Article
2 Comments
  • Fituan por ju duhet me shum per te bere?Te themi se 80 minuta ishin te fjetura,me vone me 10 lojtare ishin me favorit!
    Shkallet e stadiumit te boshatisura,si eshte puna??
    Respekt per portierin Azerbaxhanas me origjin Serbe!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *