Dolën në shitje biletat për ndeshjen debutuese të Skënderbeut në fazën e grupeve të Europa League ndaj skuadrës turke Besiktas. Në një njoftim zyrtar, klubi juglindor kujton se të gjithë tifozët korçarë, por jo vetëm, mund t’i gjejnë këto bileta në pranë pikave të shitjes në Korçë te kancelaria përballë kinemasë së qytetit, në Tiranë te Stadiumi “Qemal Stafa” dhe Elbasan pranë stadiumit “Elbasan Arena”.
Biletat në Tribunën kryesore do të variojnë nga 30 mijë deri 50 mijë lekë të vjetër, ndërsa në Tribunën VIP 80 mijë lekë. Në Tribunën E një biletë kushton 7 mijë lekë, ndërsa në sektorët F dhe D nga 6 mijë lekë.
Çmimi ulet në 4 mijë lekë në tribunat pas porte, ndërsa tifo-grupi “Ujqërit e Dëborës” do të akomodohet në Tribunën C2. Drejtuesit e Skënderbeut kanë vendosur autobusë falas pa limit për të gjithë tifozët që do të nisen nga Korça për ta përgjysmuar koston financiare për ndjekjen e kampionëve të Shqipërisë në “Elbasan Arena”.
Për sfidën me Besiktas do të mungojë sulmuesi kryesor i Skënderbeut, Hamdi Salihi, i cili doli para kohe nga fusha në transfertën me Vllazninë, ndeshje që u zhvillua në “Ismail Xhemali” të Pukës.

SUKSESE SKENDERBEUT.
Ne f dhe d 7 mij lek te reja eshte bileta