Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Skënderbeu e mbyll me fitore
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Skënderbeu e mbyll me fitore
Sport

Skënderbeu e mbyll me fitore

anazapta
Published December 20, 2012
Share
SHARE

Kupa e Shqipërisë 

Grupi A/ Korçarët fitojnë në Krujë, Kukësi merr tri pikë të vështira

 

Skënderbeu e ka mbyllur vitin me fitore, duke mundur 2-1 Kastriotin në Krujë, në takimin e tretë të Grupit A të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Pas dy fitoreve të arritura në ndeshjet e para, kualifikimi ishte pothuajse i sigurt për Skënderbeun dhe, ashtu si në kampionat, lufta do të ishte vetëm për vendin e dytë, për të cilin pretendon Kastrioti dhe Kukësi. Në takimin e djeshëm, kampionët fituan pa probleme, teksa kryesuan 2-0 dhe vetëm në fund pësuan gol, nga pika e penalltisë. Skuadra e Mirel Josës e kontrolloi lojën që në fillim dhe shënoi në rastin e parë që krijoi, në minutën e 16-të, me anë të të zakonshmit Pejiç. Një pasim i zgjuar i Radasit, i kthyer në formacionin korçar pas dëmtimit, gjen kokën e kroatit që godet saktë dhe shënon në portën e Moçkës. Krutanët protestojnë për pozicion jashtë loje, por gjyqtari Alla e konsideron të vlefshëm golin. Vendasit sulmojnë dhe kanë disa raste të volitshme për shënim në pjesën e parë, me Gocajn, Turdiun e Shehajn. Por, golin e shënoi përsëri Skënderbeu, këtë herë me Plakun, në minutën e 43-të. Pjesa e dytë shoqërohet me zëvendësime në të dyja skuadrat, me Josën që përforcon mesfushën, ndërsa Dallaku tenton gjithçka në sulm. Korçarët administrojnë rezultatin, ndërsa krutanët volum të madh loje, të shoqëruar me raste të tjera, që nuk finalizohen. Goli i vetëm për vendasit shënohet nga kapiteni Caca, në minutën e 87-të, nga pika e penalltisë.

 

Përfiton Kukësi

Kukësi ka përfituar më së miri nga humbja e Kastriotit dhe është ngjitur në vendin e dytë me tri pikë më tepër, pasi ka fituar 2-0 me Shkumbinin. Megjithatë, ishte një sukses aspak i lehtë për skuadrën e Armando Cungut, që golat i shënoi vetëm në shtatë minutat e fundit. Shkumbini mendon vetëm për kampionatin, megjithatë, ndryshe nga sa pritej, peqinasit nuk kanë hapur rrugë. As janë paraqitur me lojtarë të rinj, por me formacionin e vet më të mirë, çka i ka zënë në befasi verilindorët. Tensioni i mosgjetjes së golit të epërsisë është përcjellë edhe në shkallët e stadiumit, te tifozeria vendëse, që kishte hyrje të lirë në këtë ndeshje fundviti. Në pjesën e dytë ka rrokadë në sulmin vendës, teksa del Popoviç për Malindin, me trajnerin Cungu që kërkon të rrisë forcën goditëse të të tijve, problemi më i madh në këtë sfidë. Zëvendësime kryen edhe Mile që mendon t’u japë disa minuta edhe lojtarëve të stolit, pa pasur kurrfarë presioni për rezultatin. Verilindorët vijojnë të konsumojnë ndeshjen e tyre më të dobët në këtë sezon në fushën e tyre, por për ta mendoi mbrojtësi kundërshtar Pashja, i cili ndërhyri në mënyrë të gabuar dhe shkaktoi penallti. Allmuça gjuan nga pika e bardhë dhe shënon golin e avantazhit, ndërsa disa minuta në vonë është Malo që dyfishon shifrat dhe siguron fitoren e vështirë të Kukësit.

anazapta December 20, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?