Skënderbeu nga data 6 deri më 21 janar do të kryejnë një fazë përgatitore luksi në Marbella të Spanjës, ndërkohë që duhet theksuar se në këto ditë do të zhvillohen edhe gjashtë ndeshje miqësore.
Tre të parat gazeta ka mundur t’i zbulojë gjatë ditës së djeshme, teksa duhet theksuar se njëra prej tyre do të luhet qysh në start, në datën 7 janar. Skënderbeu-Meshelen do të jetë përballja e parë e datës 7 janar, pra korçarët as 24 orë pas mbërritjes do të vihen përballë belgëve te Meshelenit. Këtë e pohojnë për gazetën edhe burime pranë klubit kampion, ndërkohë që dje janë mësuar edhe dy miqësore të tjera. Një tjetër kundërshtar është edhe ukrainasit e Dinamo Kiev, ekip që ka luajtur edhe vitet e kaluara ndaj Skënderbeu dhe që këtë fazë nuk është se ka ndonjë risi.
Po ashtu një tjetër emër është edhe ekipi i dytë i gjermanëve të Shalke 04. Këto tre emra janë për momentin, ndërkohë që në ditët në vazhdim pritet të zbulohen edhe kundërshtarët e tjerë, pa thënë se kampionët do të kenë edhe ndonjë përballje tjetër me ndonjë emër të madh klubi europian.

Mekelen zoti gazetar, shqiptohet “Mekelen”. Ti je nisur nga gjuha franceze por ata jane flamande dhe “ch” e shqiptojne “k”.