E mbylli me trofe karrierën e lavdishme si futbollist dhe në të njëjtën mënyrë filloi eksperiencën e re si trajner. Bëhet fjalë për Orges Shehin, i cili orientoi Skënderbeun drejt triumfit në Superkupën e Shqipërisë, përballë Laçit, falë fitores me rezultatin 3-1.
Pas një pjese të parë të përfunduar në barazim pa gola dhe ku u regjistruan shumë pak tentativa në portat respektive, 45-minutëshi i dytë nisi me një tjetër ritëm.
Fillimisht ishin laçianët e Mergjyshit që kaluan në avantazh, në minutën e 49’, falë golit të Lushkjas, i cili përfitoi nga një hutim i mbrojtjes korçare. Gjithsesi reagimi i Skënderbeut erdhi menjëherë dhe në minutën e 55-të ishte mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti, që shënoi në portën e Selmanit dhe riktheu baraspeshën.
Goli i avantazhit për korçarët erdhi në minutën e 68′, kur Gjergji Muzaka ekzekutoi saktë një 11-metërsh të akorduar nga arbitri Juxhin Xhaja, pas një faulli të Sefgjinajt në dëm të Bregut. Vetëm katër minuta më pas, vjen radha e vlonjatit që të shënojë golin e tretë për Skënderbeun, pas një topi të marrë në zonë.
Laçi rihapi takimin edhe njëherë në minutën e 84-t, pas golit të shënuar nga talenti premtues Redon Xhixha, por vetëm kaq, pasi skuadra e Mergjyshit nuk arriti t’i prishë festën e triumfit korçarëve.
Sfida e luajtur në “Selman Stërmasi” i hap udhën sezonit të ri të Kategorisë Superiore, që do të startojë të premten në stadiumin “Skënderbeu”, me sfidën mes korçarëve dhe Partizanit.
s.a/dita

Per “Skenderbeun” barazoj kosovari, golin e dyte e beri Muzaka ish lojtar Partizan, Tirane etj et dhe golin e trete e beri vlonjati, ndonje lojtar korcar do te na gjeni tek ekipi i Korces, se dhe trajner eshte ish portjeri i Partizanit i blere nga Durresi.
Kur te gjeni na njoftoni, apo korcare quani lugatet jevgjit e blere ne Afrike dhe u keni vene titullin “Ujqit e Debores”