Skënderbeu, Josa vlerëson transfertën me Flamurtarin

redaktor

Pasi u kthye në vendin e parë të Kategorisë Superiore, për Skënderbeun nis misioni që të ruajë kryesimin, drejt objektivit për titullin e gjashtë kampion radhazi.

Misioni i radhës për korçarët është ai në fushën e Flamurtarit. Në fillim të edicionit vlonjatët cilësoheshin një prej skuadrave protagoniste të kampionatit. Por, problemet e ndryshme prej keq-menaxhimit të viteve të kaluara i kanë lënë kuqezinjtë në zonën e rënies nga kategoria. Megjithë pozitën e vështirë të rivalëve, trajneri Mirel Josa nuk krijon iluzione dhe i ka të qarta vështirësitë.

“Është një ndeshje mes dy rivalëve, pavarësisht pozicioneve që kanë skuadrat në tabelën e klasifikimit. Një ndeshje e vështirë për ne, sepse pavarësisht problemeve të mëparshme, tashmë te Flamurtari kanë nisur t’i vënë punët në vijë. Ne e vlerësojmë maksimalisht sfidën dhe do të jetë një ndeshje shumë e luftuar, sepse edhe Flamurtari ka nevojë për pikë për t’u ngritur në tabelën e klasifikimit”.

Përveç punës për mbylljen me sukses të vitit 2015, te Skënderbeu janë edhe të përqendruar te merkato. Largimi i Olayinkas dhe interesimi për disa prej yjeve të tjerë, si Berisha e Jashanica ka bërë që korçarët të mendojnë për merkaton. Këtë e konfirmon afrimi i tre lojtarëve nigerianë, mesfushorit 17-vjeçar John dhe sulmuesve 18-vjeçarë Adeshina dhe Offor. Josa e kalon këtë çështje me një batutë.

“Normale, ne tani do të bëjmë përpjekjet tona për të kompensuar firot që mund të kemi në merkato”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *