Skënderbeu me “mision të pamundur” në Zagreb

redaktor
Bernard Berisha, gjate nje dyluftimi ne ndeshjen e futbollit, Skenderbeu-Dinamo Zagreb te Kroacise, 1-2, e vlefshme per fazen Play-off te kupes UEFA Champions League, e luajtur ne stadiumin Elbasan Arena. /r/n/r/nSkenderbeu's Bernard Berisha during the UEFA Champions League playoff football match between KF Skenderbeu and Dinamo Zagreb at the Elbansan Arena in Elbasan, Albania on August 19, 2015.

Skënderbeu do të kërkojë mrekullinë sonte në ndeshjen e kthimit me Dinamon e Zagrebit në Kroaci.

Korçarët do të luajnë gjithçka për të përmbysur rezultatin e një jave më parë në “Elbasan Arena”, ku kroatët fituan 2-1 me një gol të shënuar në minutat e fundit.

Misioni i kampionëve të Shqipërisë bëhet akoma më i vështirë pas largimit të Hamdi Salihit.

Për t’u kualifkuar për në grupet e Ligës së Kampionëve Skënderbeut i duhet një fitore me dy ose më shumë gola, ndërkohë që në rast eleminimi korçarët do të luajnë në grupet e Ligës së Europës.

Misioni “Champions” duket i pamundur, por Skënderbeu nuk ka se çfarë të humbasë, e për këtë edhe trajneri Mirel Josa theksoi se ekipi do ta provojë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *