Bardhekuqtë nuk njohin blof as në javën e dytë, dhe arrijnë një fitore të pastër në transfertë përballë Korabit në shifrat 0-2. Dibranëve, dëshira për të marrë një rezultat pozitiv përballë kampionëve nuk i mjafton. Skënderbeu është një hap përpara, një skuadër e konsoliduar, mbi të gjitha një skuadër më individë cilësorë të aftë të bëjnë diferencën në çdo moment.
Korabi e nisi me besim fillimin e pjesës së parë. Kishte iniciativën, duke parë më shumë nga sulmi. Plaku vertikalizohet shpejt në zonë, por bllokohet në momentin final. Pjekuria e një ekipi kampion bëri diferencën në minutën e 12-të. Radas hodhi në zonë një kros perfekt., Jashanica fitoi duelin ajrorë dhe me kokë dërgoi topin në trekëndësh. Goli i avantazhit uli ritmin e Skënderbeut, ndërsa vendasit vazhduan të ngacmonin Shehin me raste fragmentare. Sebino Plaku vazhdon të mbetet një rrezik konstant në zonën e Skënderbeut.
Në minutën e 36-të, sulmuesi depërtoi shpjet në krahun e djathtë, gjeti kuadratin por dhe Shehin në pozicion që shmangu një moment delikat. Dy minuta më vonë Shehi bën sërish detyrën, tregon reflekse të pastra duke ndalu Kajën dhe pse në pozicion jashtë loje. Korabi e nisi pjesën e dytë me një gjuajtje të drejtë për drejtë në kuadrat nga Emiljano Viliaj. Shehi zgjatet në limit duke devijuar në goditje këndi. Skënderbeu rikthehet të marrë kontrollin e lojës vetëm pas minutës së 55-të, korçarët nisin të kombinojnë saktë ndërmjet tyre dhe kur e bëjnë diçka të tillë sjellin panik në zonën e Vujadinoviç.
Korabi del më një kundërsulm shumë të bukur në minutën e 62-të. Jubani është i pandalshëm në depërtimin e tij, krijon një korridor për Plakun, sulmuesi shmang kundërshtarin me një lëvizje me bel por gjuan keq me Shehin kontrollon pa shumë vështirësi. Salihi i vetëm në sulm duket i shkëputur nga pjesa e tjetër e skuadër, Skënderbeu provon me një goditje të Lilës që përfundon ngjitur më shtyllën pingule.
Ashtu si dhe në ndeshjen e parë, trajneri Mërgjyshi hedh në fushë Nexhipin vetëm në minutën e 72-të për është Skënderbeu që flirton me golin. Gavazaj kthen një top të rrezikshëm në qendër që përfundon në këmbët e Lilajt, mesfushori nga një penallti në lëvizje bën më të vështirën duke dërguar topin jashtë kuadratit. Goli ishte në ajër, ndërsa për Skënderbeun ai i cili vendos sërish vulën është Hamdi Saili. Shkodrani e kishte shumë të lehtë të dërgonte topin në rrjetë pas asisit të dhuruar nga Mici. I vetëm në shtyllën e dytë, Salihi me portën e boshatisur dyfishon rezultatin për Skënderbeun.
Në përpjekje për tu rikthyer në lojë, Korabi lëshon shumë hapësira pas. Salihi kishte mundësinë më të mirë për të shënuar dhe golin e dytë personal në minutën e 79-të por e djathta e shkodranit nuk është e saktë. Nuk ishte e thënë që Korabi të shënonte golin e parë pas rikthimit në Superiore, Abraham Adelaja shkëputet mirë drejtë zonës por nuk devijon si duhet duke shpërdoruar një mundësi të mirë në minutë e 87-të. Dëshira e Korabit nuk mjaftoi përballë korçarëve të cilët në fund shijojnë edhe në javën e dytë pikët e plota.

Shenderbeu nuk ben me lajm kur akuzohet hapur nga UEFA kjo skuader duhet te perjashtohet ose de denohen personat qe e mbajne padrejtesisht ne gare .
Skenderbeu i mposht te gjitha deri sa nuk ndeshkohet per trukimet .