Skënderbeu mund Flamurtarin brenda në Vlorë me rezultatin 0-2, duke vazhduar në krye të Kategorisë Superiore pas 4 javësh.
Kampionët në fuqi bëjnë sërish diferencën për të marrë tre pikët përballë skuadrës së ish-trajnerit të tyre, Ilir Daja, që ka filluar një sezon me pritshmëri të lartë për garën e titullit kampion. Nën drejtimin e Orges Shehit, Skëndërbeu i ri në emra dhe në moshë vazhdon të ketë një ritëm të lartë prej kampionësh, duke mundur edhe skuadra me lojtarë me më shumë eksperiencë.
Në 15 minuta e fundit të ndeshjes ndryshon gjithçka. Radas kroson nga një goditje standarte dhe brenda zonës Krasniqi zhbllokon ndeshjen me golin e parë në minutën e 73-të.
Pak minuta më pas, pikërisht autori i golit Krasniqi zëvendësohet me Oto Xhon dhe këtij të fundit i duhen pak minuta për të shënuar golin e dytë të takimit, që përcakton fitoren e tretë në katër ndeshje për Skënderbeun që kryeson me 10 pikë.
Ndërkohë, Flamurtari mbetet po në vendin e dytë në kuotën e 7 pikëve, edhe pse e mbyll këtë javë të katërt me humbjen e parë sezonale.
M.H/ Dita

bravo Korqa bravo korqaret,
Qyteti yne quhet Korça , ndersa neve jemi korçare . Ku e ke gjetur Korqa dhe korqare ?!
Flamurtari nuk mund te jete punë turqish
Qenka bere Braceziu per te vrare veten. Kushedi si po leh tek lagjia nga inati.