Skënderbeu në majën e ekipeve favorite pas fitores me Flamurtarin

Mila Hysotoci

Nuk e mendonte askush që Skënderbeu do të vijonte të ishte konkurrues, edhe pas një verë shumë të nxehtë ku iu larguan shumë titullarë, dhe kur KAS la në fuqi vendimin e UEFA-s për të mos marrë pjesë në Champions.

Por ja që mjaftoi një fitore kundër Flamurtarit në transfertë për ta vendosur sërish Skënderbeun në majën e ekipeve favorite. Fundja edhe shifrat i japin të drejtë, pasi në 5 javë korçarët kanë sulmin më të mirë me 8 gola të shënuar dhe vetëm dy të pësuar.

Vendi i parë në klasifikim me 11 pikë, 1 më shumë se Kukësi dhe Partizani. Pas atij tre pikëshi në Vlorë, Skënderbeu u kthye sërish me këmbë në tokë, pasi Tirana arriti t’i merrte një pikë në shtëpi.

Bardheblutë konfirmuan se korçarët janë një skuadër e prekshme nëse i sulmon. Dukshëm Skënderbeu nuk është ai i dikurshmi, por mbetet një skuadër e cila do të luftojë deri në fund për titullin kampion, gjithnjë nëse UEFA dhe KAS nuk i prishin dhe një herë planet.

M.H/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *