Skënderbeu në turin e tretë kualifikues të Championsit. Pas fitores 4-1 në Korcë , kampionët e Shqipërisë janë mposhtur me rezultatin 3-2 në një ndeshje rokamboleske në Belfast ku luajtën pothuajse gjithë takimin me 10 lojtarë pasi Renato Arapi u ndëshkua me karton të kuq që në minutën e 11 të takimit.
Në një ndeshje të luftuar Crusaders ka gjetur golin e avantazhit në minutën e 50-të me O’Flynn por shpresat e vendasve për një përnmbysje të cmendur kanë marrë një goditje nga ai që u shpall njeriu i ndeshjes edhe një javë më parë në Korcë. Bernard Berisha ka shënuar golin e barazimi 1-1 që vuloste kualifikimin e Skënderbeut në minutën e 69, por kampionët e Shqipërisë nuk janë mjaftuar me kaq, pasi kanë kaluar në avantazh me Liridon Latifin që ka shënuar golin e 1-2 për korcarët në minutën e 77.
Pikërisht atëherë kur dukej se Skënderbeu do të kthehej në shtëpi me një tjetër fitore, është ndëshkuar me dy gola të njëpasnjëshëm në dy minutat e fundit të shtesës të 92 dhe të 93 me Crusaders që ka marrë një fitore morale por gjithsesi eleminohet me rezultatin e përgjithshëm 6-4 në favor të Skënderbeun që avancon në raundin e tretë kualifikues duke arkëtuar edhe cekun prej 400 mijë eurosh për kalimin e turit të dytë.
Përtej përfitimeve financiare Skënderbeu gjendet para një momenti vërtet historik, pasi nëse kalon raundin e tretë do të bëhej e para skuadër shqiptare që avancon në Play Offin e Championsit ku edhe nëse nuk kalon do të transferohej në grupet e Europa League. Perspektiva është vërtet entuziazmuese, ndërkohë që momentalisht Skënderbeu ka siguruar progresin në Europë deri në play ofin e Europa League edhe nëse eleminohet në raundin pasardhës të Championsit.

FORCA ” SKËNDERBE” ! – Bjeru se s’janë gjë….
Skuadra e Milsamit te Moldavise ishte shume e forte, ajo shpartalloje me 10 lojtare kampionen e Bullgarise Ludogorest si ne Bullgari ashtu edhe ne Moldavi.
Skenderbeu po i mori barazim do te jete fitore per te.
Skenderbeu me ekipin moldav do e kete tejet te veshtire! Do jete vertete arritje e madhe kalimi i ketij turi! Sidoqofte, i urojme sukses!