Skënderbeu drejt titullit kampion

Dita

Skënderbeu vijon rrugën drejt titullit kampion duke mposhtur edhe Lushnjen e vendit të fundit.

Ndeshja e zhvilluar në Korçë përfundoi me rezultatin 3 – 1. Në këtë sfidë nuk kishte sesi të mungonte goli i Sowe i shënuar që në minutën e dytë.

Dita dhe James ishin shënuesit e tjerë për Skënderbeun, ndërsa golin  e vetëm për Lushnjen e bëri Sefa.

Kukësi fitoi 3 – 2 me Teutën në “Zeqir Ymeri” në takimin e javës së 24 të Superligës.

Një ndeshje jo edhe aq e lehtë për ekipin e Pacult, i cili forcon pozitat në vendin e dytë. Golat e dyshes Guri-Shkodra i dhanë 3 pikët Kukësit. Të dy ekipet mbetën me nga 10 futbollistë në fushë prej minutës së 51’, për shkak të dy kartonëve të kuq. Partizani u rikthye te fitorja.

Klevis Dalipi e udhëhoqi ekipin si trajner i parë në suksesin 3 – 0 ndaj Luftëtarit në Tiranë. Progni dhe kapiten Batha shënuan në fitoren e të kuqve. Laçi mundi Flamurtarin me rezultatin 4 – 2. Skuadra vlonjate pësoi humbjen e tretë radhazi.

Gentian Mezani ndëshkoi ish-ekipin e tij. Reginaldo shënoi 3 gola. Laçi kaloi në renditje Flamurtarin edhe pse janë me pikë të barabarta. Me rezultatin 0 – 0 përfundoi takimi Kamza – Vllaznia. Pikë e çmuar kjo për shkodranët, që largohen edhe më shumë nga zona e rënies.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *