Skënderbeu, presidenti beson te mrekullia

anazapta

Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, beson se skuadra e tij mund të përmbysë humbjen 0-3 me Shahtjor Karagandi e të kualifikohet në play-off. Kampionët e Shqipërisë eliminuan Neftchi Bakú në raundin e parë, një skuadër që cilësohej si favorite, por ëndrrat e tyre për të shkuar më tej pësuan një goditje të rëndë nga humbja në Kazakistan. Takaj dhe trajneri Mirel Josa e dinë që kualifikimi është shumë i vështirë, por jo i pamundur, duke premtuar se Skënderbeu do të bëjë gjithçka për të arritur mrekullinë. Ndeshja e kthimit midis Skënderbeut dhe Shahtjorit do të luhet nesër në orën 20:00 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” në Tiranë, nën drejtimin e sllovakut Ivan Kruzhliak.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *