Mario Dajsinani zyrtarisht është futbollisti më i ri që i bashkohet Skënderbeut në këtë merkato.
Portieri është bërë pjesë e bardhekuqe prej disa ditësh, me të cilët ka zhvilluar edhe disa seanca stërvitore nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja, por vetëm sot drejtuesit kanë vendosur ta bëjnë publike arritjen e marrëveshjes nëpërmjet një komunikate për shtyp në faqen zyrtare në Facebook.
18-vjeçari i talentuar ka nënshkruar me drejtuesit e klubit kontratën që e lidh me Skënderbeun për 4 vitet e ardhshme.
Portieri 18-vjeçar ka nënshkruar me drejtuesit e klubit kontratën që e lidh me Skënderbeun për 4 vitet e ardhshme.
Dajsinani u larguar nga ekipi i Partizanit pas një eksperience dy vjeçare me “Demat e Kuq”. 18-vjeçari i talentuar është gjithashtu pjesë edhe e ekipit kombëtar U-19.
