Pas shitjes së Liridon Latifi te Puskas Academy në Hungari, skuadra e Skënderbeut ka prezantuar sot përforcimin më të fundit në radhët e kontigjentit bardhekuq, që konsiderohet edhe si zëvendësuesi i yllit të larguar.
Pikërisht në faqen zyrtare të klubit, si dhe në rrjtetet sociale, klubi korçar ka njoftuar afrimin e futbollistit nga Kosova, Suad Sahiti: “Mesfushori nga Kosova, Suad Sahiti ka firmosur sot kontratën e cila e lidh për 3 vitet e ardhshme me klubin bardhekuq. Mesfushori pas prezantimit para mediave i është bashkuar ekipit në stërvitje”, citon njoftimi i klubit të skënderbeut.
“Jam i lumtur që erdha këtu dhe firmosa për Skënderbeun. Të zëvëndësosh Latifin është e vështirë por unë jam këtu për të dhënë maksimumin dhe për të lënë shënjën time. Tashmë jam pjesë e ekipit që ka bërë krenar të gjithë Shqipëtarët”, U shpreh Sahiti në daljen e tij të parë për mediat me fanellën bardhekuqe”, ka deklaruar mesfushori nga Kosova, Suad Sahiti gjatë prezantimit të tij për mediat.
