Skënderbeu rinovon me Jashanicën dhe Abazin

Dita

 Ende pa kaluar 24 orë nga fundi i sezonit, Skënderbeu ka nisur të mendojë për Europën dhe vitin e ardhshëm. Kampionët e Shqipërisë zyrtarizojnë dy rinovimet e para në prag të ndeshjeve eliminatore të UEFA Champions League.

Leonit Abazi dhe Bajram Jashanica kanë hedhur firmën në kontratën e re të propozuar nga presidenti Ardian Takaj. Ata kanë rinovuar bashkëpunimin me kampionët e Shqipërisë edhe për sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi Jashanica u bashkua me skuadrën korçare verën e kaluar, ndërsa Abazi është vënë nën urdhrat e trajnerit Mirel Josa rreth dy vjet më parë. Paraqitjet e tyre në sezonin e fundit e kanë bindur trajnerin kryeqytetas të kërkojë rinovimin e kontratave.

Ruajtja e grupit aktual është edhe objektivi kryesor i presidencës që synon gjithashtu të afrojë edhe një numër të kufizuar lojtarësh për të forcuar skuadrën që këtë sezon ka si objektiv fazën e grupeve të Europa League. Gjatë ditëve të ardhshme, shoqëria do të vazhdojë punën për rinovimin e kontratave të pjesës tjetër të lojtarëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *