Skënderbeu, short me fat në Champions League

redaktor

Skënderbeu mund të konsiderohet me fat nga shorti i hedhur në Nion të Zvicrës për turin e dytë paraeliminator të Champions League.

Kampionët e Shqipërisë ende nuk kanë njohur rivalin direkt, pasi kundërshtari i tyre do të dalë nga fituesi i çiftit Crusaders e Irlandës së Veriut – Levadia Tallin e Estonisë. Ky short mund të konsiderohet i mirë për korçarët, duke qenë se kundërshtarët e tyre mund të ishin edhe më të vështirë si Dila Gori i Gjeorgjisë, Trencin i Sllovakisë apo Milsami i Moldavisë.

Kështu Skënderbeu do të presë dy ndeshjet për të mësuar kundërshtarin, për më tepër që ka dhe favorin të shohë rivalët në fushën e lojës.

Crusaders është shpallur kampion në Irlandën e Veriut dhe kthehet në kompeticionin më të rëndësishëm në kontinent pas 18 viteve, kur për herë të fundit është eliminuar nga Dinamo Tbilisi në verën e vitit 1997 me rezultatin e përgjithshëm 8-2. Ndërkohë edicionin e kaluar irlandezo-veriorët kanë kaluar turin e parë në Europa League, për t’u eliminuar më pas nga suedezët e Bromapojkarna.

Ndërkohë, Levadia Tallin shihet si favorite në këtë përballje, me estonezët që luajnë për të dytin sezon radhazi në Champions League. Edicionin e kaluar Levadia arriti të kualifikohej në turin e parë për t’u eliminuar më pas nga Sparta e Pragës me rezultat të përgjithshëm 8-1. Pesë futbollistë të skuadrës nga Tallin janë edhe pjesë e Kombëtares së Estonisë, ndërkohë që Crusaders nuk ka asnjë elemenet në përfaqësuesen e Irlandës së Veriut.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *