Skënderbeu vijon fazën përgatitore në Marbella të Spanjës, ku trajneri Mirel Josa ka vendosur nën urdhrat e tij grupin aktual, përfshirë këtu edhe dy blerjet e reja, Renatinho dhe Valmir Nafiu.
Ekipi korçar zhvilloi të dielën dy seanca stërvitore me intensitet të plotë ku për herë të parë, trajneri i kampionëve studioi nga afër lojtarët e rinj të cilët në një ndeshje kontrolli të zhvilluar brenda grupit.
Një tjetër element interesant që u mbajt nën vëzhgim nga Josa ishte edhe 23-vjeçari Valdrin Rashica, i cili po testohet nga stafi teknik i kampionëve dhe më pas klubi do të marrë një vendim për të ardhmen e tij.
Sipas komunikatës së publikuar në rrjetet sociale, mesfushori i rritur në radhët e Llamkos Kosovës, ka lënë përshtypje të mira në ditën e parë të stërvitjes por ai do të vazhdojë të jetë nën vëzhgim nga trajneri Josa.
Gjatë pjesës së parë të këtij sezoni, lojtari kosovar ka luajtur në radhët e Ekenasit në kampionatin finlandez, ku në 17 ndeshje realizoi 3 gola.
