Jo vetëm të përqendruar në garën për titullin e gjashtë. Pas dominimit absolut të kampionatit gjatë këtyre sezoneve dhe pjesëmarrjes historike në Europa League, Skënderbeu synon ti japë vazhdimësi projektit fitues.
Me ndeshjet ndërkombëtare që shërbejnë si vitrinë për yjet e rinj të korçarëve, për të cilët interesohen klube nga e gjithë Europa, bardhekuqtë kërkojnë të afrojnë të tjerë talentë.
Një mënyrë për të vazhduar politikën e promovimit dhe shitjes së të rinjve cilësorë, por duke mbajtur në nivele të larta edhe kontingjentin. Kjo është arsyeja përse drejtori Sportiv i klubit, Haris Fakiç, së bashku me ndihmësin Ertan Demiri udhëtuan drejt kryeqytetit të Nigerisë, Lagos.
Në bashkëpunim me Federatën Nigeriane, prej 11 Nëntorit dhe deri në datën 19, në Lagos dhe Ere po zhvillohet turneu i talenteve të rinj afrikanë, “Real Sapphire”. Një aktivitet ku përfaqësohen futbollistë të grupmoshave deri në 19 vjeç nga Nigeria, Kameruni, Gana dhe Kepi i Shpresës së Mirë.

bravo